Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Berisha: Rama derdh lot krokodili për Veliajn

Lapsi.al 18 February 2025
Berisha: Rama derdh lot krokodili për Veliajn

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në një deklaratë për mediat se kryeministri Edi Rama ishte ai që nisi "persekutimin" ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Berisha tha se i kishte paralajmëruar dje socialistët dje që sipas tij zogu "sqepkëpucë ha edhe zogjtë e tij". Ai theksoi se Shqipëria do të ketë një prokurori të fuqishme të pavarur jopolitike.

"Për sa i përket lotëve të krokodilit të Edi Ramës për Erion Veliajn, është kuptuar gjerësisht që janë lotë krokodili. Më falni, a nuk është Edi Rama që e vuri Erion Veliajn në procesin e persekutimit ‘woke’? A nuk ia preu ai fotografinë në krah kur i tha çelësin e qytetit Ali Ahmetit? A nuk paralajmëroi ai që do ketë se do ketë arrestime? A nuk dërgoi ai Belinda Ballukun për të drejtuar partinë? Unë socialistëve u thashë dje, lexoni pak për zogun sqepkëpucë.

Ai zog ka një veti, ai zog ha zogjtë e tij. Kaq është, t’i biem shkurt. Zogu sqepkëpucë ushqehet me zogjtë e tij.

Pra, besoj se unë u përgjigja. Shqipëria do të ketë një prokurori të fuqishme të pavarur natyrisht jopolitike se pastaj ai është armiku i brendshëm pastaj. JD Vance i tha Europës, ai bëri në Europë deklaratën më të fuqishme që ka bërë një burrë shteti pas Reganit që i dha Gorbaçovit ‘rrëzoje këtë mur’.

Dhe ky tha, armikun e keni ju, armiku i brendshëm i juaji është problemi më madhor. Hiqni mandate me gjykata, anuloni zgjedhje dhe hiqni mandate, arrestoni liderin e opozitës për të marrë mandate, mbyllni media sociale, TikTokun siç e mbyll Edi Rama. Pra, këtu jemi, le të dalë ai sy më sy dhe si të dojë çdo ditë, por këto nuk i fsheh dot ai. Prandaj rikthehem edhe njëherë tek fotoja për të cilën lëvizën aviona dhe miliona, po nuk doli, nuk u pa. Nuk u bë, nuk u shkrep.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI