Flash

Berisha: Pas 11 majit nuk do të ketë me prokurori politike

Lapsi.al 18 February 2025
Berisha: Pas 11 majit nuk do të ketë me prokurori politike

Sali Berisha foli sërish ditën e sotme për shkrirjen e SPAK nëse do të fitojë zgjedhjet e 11 majit.

Ai tha se nëse fiton pas 11 majit, nuk do të ketë më Prokurori të Posaçme.

“Qëndrimi i PD është shteti ligjor, shteti ligjor dhe mbi të gjitha, shteti ligjor. Për PD shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri.

Është kushti i të gjitha kushteve për realizimin me sukses të të gjithë programit të saj.

Në këtë kontekst unë besoj fort tek shqiptarët, se një prokurori që arreston 3 liderët politikë, të tre partive kryesore opozitare, një prokurori që rrëmben mandate opozitës, të dhëna nga zgjedhësit, një prokurori që amniston krimin elektoral, një prokurori që arreston gazetarë, është fund e krye një prokurori politike, pavarësisht aktiviteteve të tjera.

Por për ta përmbledhur prap, prokuroria që arreston lider të opozitës që Edi Rama të marrë mandatin, dhe nuk po e them unë këtë, por besoj se këtë e tha para Europës dhe botës zv/presidenti i SHBA JD Vance, i cili deklaroi në Mynih se, ju nuk mund të fitoni një mandat demokratik.

Nuk mund të fitoni një mandat demokratik, mund të rrëmbesh, por demokratik është fjala, duke censuruar oponentët tuaj, apo duke i burgosur ata, qoftë ai dhe lideri i opozitës.

Unë ju ftoj ju, shqiptarët, ai përshtaten njeriu më shumë këto fjalë profektike të zv/presidentit të SHBA-së JD Vance, se sa Edi Ramës.

Besoj e keni të qartë se, pikërisht në këto qëndrime është edhe ajo fotoja e munguar. Për atë foton e munguar që ta dini ju miq, u mobilizuan aviona dhe miliona. Por ajo fatmirësisht nuk shkrepi.

Dhe jo vetëm nuk u shkrep ajo fotoja, por u nxor nga arkiva një foto tjetër të cilën e ripostoi një nga dy kryestrategët botëror të fushatave elektorale, Cristopher LaCivita, me fjalët poshtë ‘kukulla dhe padroni, Edi dhe Aleksi’.

Por çfarë tha padroni, Aleksi? Po e ripublikoi me kërkesa të shumta. Dmth, meqë i fshiu nga mediat sociale në kulturën ‘ëoke’ Edi Rama fotot, po ua sjell unë shikuesve. Ishte e jashtëzakonshme, pavarësisht se është kundërshtar, por këtë ia bëri ai.

Ajo foto, të themi të vërtetën, kishte dhe një shkak tjetër madhor, sepse në qindra e qindra miliarda të vjedhura para të taksapaguesve amerikanë të Xhorxh Soros dhe para të USAID, në krye të piramidës së hajnisë ndërkombëtare është Edi Rama me bashkëshorten dhe ish-bashkëshorten.

Tani le të dalë ai sa të dojë, por këto nuk i fsheh dot se janë dokumente ndërkombëtare që faktojnë se Linda dhe Delina kanë përfituar shuma përrallore nga paratë e taksapaguesve amerikanë, qoftë direkt nga USAID apo organizata të tjera ndërkombëtare në të cilat SHBA jaën financues kryesor.

Tani të vijmë të pjesa përfundimtar.

Asnjë diskutim nuk ka që Shqipëria do të ketë prokurorinë më serioze në raport me ligjin, por Shqipëria kurrë nuk do të ketë një prokurori politike.

Jo. Shqipëria ka patur një Prokuroi të Krimeve të Rënda e cila ka vendosur para ligjit 1050 anëtarë të 204 organizatave dhe grupeve kriminale. Një prokurori në të cilën mandatet e arrestit nuk shiteshin në avancë, por ekzekutoheshin në 95% të tyre. Një prokurori e cila kishte kërkuar nga gjykata në shumë raste dënime për jetë dhe ishin dhënë dënime të tilla. Që i liroi Edi Rama.

Ata që duan të mendojnë se vërejtjet e mia për Skrapin e partisë kanë të bëjnë me, jo jo, kanë të bëjnë pikërisht për një prokurori që nuk bën politikë, që nuk shndërrohet në satër për rotacionin, që nuk bën drejtësi të dirigjuar, që nuk shet dosje dhe nuk fle mbi krimin”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI