Flash

Banka e Shqipërisë: Numri i llogarive bankare u rrit me 6.7% vitin e kaluar

Lapsi.al 18 February 2025
Banka e Shqipërisë: Numri i llogarive bankare u rrit me 6.7% vitin e

Numri i llogarive në sektorin bankar u rrit për të katërtin vit radhazi në 2024. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri total i llogarive bankar në fund të vitit të kaluar arriti në më shumë se 3.45 milionë, me një rritje prej 6.7% krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit të kaluar, numri i llogarive në sektorin bankar është zgjeruar me më shumë se 218 mijë të tilla.

Numri i llogarive bankare në Shqipëri arriti numrin më të lartë në vitin 2016, me pothuajse 3.5 milionë. Në periudhën 2016-2020, numri i tyre pati pësuar rënie të vazhdueshme, sidomos për shkak të uljes së numrit të bankave si rezultat i procesit të konsolidimit të sektorit. Megjithatë, pas vitit 2021 po shënohet një tendencë e re në rritje dhe tashmë numri i llogarive bankare është shumë afër nivelit më të lartë historik, të vitit 2016.

Numri i llogarive bankare të subjekteve rezidente në Shqipëri vitin e kaluar u rrit si në segmentin e individëve, ashtu edhe në atë të bizneseve. Llogaritë e individëve rezidentë arritën në 3.09 milionë, me një rritje vjetore prej 5%. Numri i llogarive të individëve është rritur në mënyrë të qëndrueshme në vitet e fundit, megjithatë ndodhet ende ngelet poshtë nivelit maksimal prej 3.24 milionë, që ishte regjistruar në vitin 2016.

Vitin e kaluar, hyri në fuqi ligji “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”. Vlerësohet se ligji i ri ka dhënë një shtysë të mëtejshme përdorimit të llogarive bankare nga shqiptarët. Sipas ligjit, llogaria e pagesave me shërbime bazike do u ofrohet konsumatorëve në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha bankat, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit dhe historikut të aftësisë paguese. Për mbajtësit e kësaj llogarie, bankat duhet të ofrojnë disa shërbime bazike të pagesave pa aplikuar tarifa ose kundrejt një tarife të arsyeshme.

Në veçanti, bankat duhet ofrojnë të gjitha shërbimet bazike të pagesave me tarifë zero, për kategoritë të cilët përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale sipas legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë. Ndërkohë, vitin e kaluar, numri i llogarive të bizneseve shënoi një rritje të fortë, pas rënies së vitit 2023. Në fund të vitit të kaluar, bizneset kishin pothuajse 292 mijë llogari bankare, në rritje me 25.6% krahasuar me një vit më parë.

Edhe numri i llogarive të jorezidentëve u rrit me ritme të larta vitin e kaluar, me 18.8% më shumë krahasuar me një vit më parë. Numri i përgjithshëm i tyre arriti në pothuajse 72 mijë dhe llogaritë jorezidente përbëjnë rreth 2.1% të numrit të përgjithshëm të llogarive në bankat shqiptare. Llogaritë e jorezidentëve dominohen kryesisht nga individët dhe rritja e vitit të kaluar erdhi kryesisht në këtë segment. Në analizat e fundit, Banka e Shqipërisë vlerëson se numri i individëve në moshë madhore që zotërojnë një llogari bankare ka arritur në 70%, nga rreth 40% që vlerësohej ky tregues në vitin 2017./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.7 lekë dhe do të shitet me 99.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.3 lekë dhe do...

08:13

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI