Flash

47% e të punësuarve në Shqipëri janë me paga të ulëta e kushte të papërshtatshme pune

Lapsi.al 18 February 2025
47% e të punësuarve në Shqipëri janë me paga të

Punësimi vulnerabël është një koncept që përdoret nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) për punonjësit që punojnë në të zezë, kushte pune të papërshtatshme dhe me paga të ulëta. Fondi Europian i Trajnimeve (ETF) përllogarit në të dhënat e fundit se rreth 47% e të punësuarve në Shqipëri ishin në punë të cenueshme më 2023 që vuajnë një nga format e rënda (mungesa e sigurimeve, paga e ulëta) etj. Punonjësit vulnerabël janë zakonisht ata që punojnë pa pagesë në biznesin e familjes ose janë të vetëpunësuar që paga e tyre varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga të ardhurat e realizuara.

Vendi ynë ka një normë të lartë të punësimit vulnerabël, pasi metodologjitë vendase konsiderojnë të punësuar punonjësit e bujqësisë për vetëkonsum.

ETF përllogarit se informaliteti vlerësohej në 37% të ekonomisë në vitin 2021.Teksa ka pasur përpjekje për të luftuar informalitetin, duke rritur pagat dhe punësimin, sipas ETF-së, puna e zezë mbetet një pengesë e rëndësishme në tregun shqiptar të punës. Ndërsa një studim i ILO-s në vitin 2020 zbuloi një nivel të lartë të punësimit informal me 56.7% të punësimit total.

Incidenca e të pambrojturve në punësim është rritur në Shqipëri nga 48.2% në 2021 në 49% në 2022 por ka rënë në 46.8% në 2023, sipas ETF-së. Pavarësisht tendencave të fundit, punësimi vulnerabël mbetet shumë shqetësues, pasi gjysma e popullsisë së punësuar punon në punë të pasigurta dhe jashtë sistemit të sigurimeve.

ETF vë në dukje se rritja e numrit të të punësuarve nuk është shoqëruar me një rritje të numrit të kontribuuesve në sigurimet shoqërore. Kjo tregon për zgjerim të mëtejshëm të punësimit informal, evidentuar edhe nga Komisioni Europian.

Megjithëse tendencat e punësimit në Shqipëri janë pozitive, tregu i punës përballet me sfida të mëdha. Këto përfshijnë mungesën e vendeve të punës me cilësi të lartë, papunësinë e lartë të të rinjve normat e larta të dembelizmit, etj. Sipas analizës së ETF-së këto vështirësi tensionojnë sistemet e mbështetjes reciproke të qytetarëve dhe vënë nën presion sistemet e mirëqenies sociale.

Për arsye të nivelit të lartë të punësimit vulnerabël, Shqipëria ka një përqindje të madhe të popullsisë në rrezik të varfërisë rreth 43% më 2023.

Ndërkohë që ekonomia e Shqipërisë është duke u rritur mbi mesataren e dekadës, shpërndarja e rritjes po bëhet e padrejtë, pasi vendi ende ka më shumë se një të katërtën e popullsisë në varfëri sipas standardit të Bankës Botërore (6.7 USD në ditë për frymë)./ Monitor

Të këshilluara

Berisha reagon pas deklaratave të Xoxës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa lidhur me shpenzime marramendëse q...

12:59

Berisha paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) paraditen e kësaj të hëne në zbatim të masës së sigurisë "Detyrim Para...

10:07

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI