Flash

Rama del nga binarët, e paguajnë kryebashkiaku i Fierit dhe i Vlorës

Lapsi.al 17 February 2025
Rama del nga binarët, e paguajnë kryebashkiaku i Fierit dhe i

Zhvillimet e fundit globale, largimi i ëngjëjve mbrojtës nga pushteti në SHBA si dhe arrestimi i fundit i Erion Veliajt duket se e kanë nxjerrë Ramën nga binarët. Ata që janë në qeveri dhe në PS, rrëfejnë nën zë për një njeri që të gjithë tensionin e vet e shkarkon mbi vartësit, po njësoj siç e shkarkoi mbi tryezën e tij të punës gjatë një bashkëbisedimi live në Facebook.

"Ai ka vetëm një makth që gjithë sa po i ndodh ta shpaguajë përmes një rezultati të thellë të PS në zgjedhje, për të qenë super i sigurtë që do ta ruajë më çdo çmim pushtetin", tha një burim për Lapsi.al. Ai tregoi se kur drejtuesit e qarqeve kanë mbledhje në zonat e tyre me drejtorët dhe prijësit lokalë të rilindjes Rama ka filluar të gjejë kohën t'u flasi vetë atyre, t'u japë porosi dhe t'i mobilizojë. "Ajo që e tha në mbledhje të grupit, ta bëjmë tërmet nga poshtë dhe flakë nga lart" është refreni i këtyre bisedave" vijoi burimi.

Të gjitha akuzat, sharjet, fyerjet/ Si u shpërfytyrua Rama në 48 orë

Skena të ngjashme janë përsëritur edhe mëngjesin e kësajt të hëne kur kryeministri kishte thirrur një mbledhje me kryebashkiakët dhe krerët e qarqeve. "Mos më rrini në Shqipëri, mbyllni për dy javë bashkitë dhe shkoni jashtë rekrutoni emigrantë për vota" i ka porositur Rama kryebashkiakët. Në tehun e mërisë së tij kanë rënë veçanërisht dy prej drejtuesve të bashkive të mëdha, ai i Fierit dhe ai i Vlorës. "Boll u vërdallise nëpër Lungomare, shko në Itali bëj vota" i është drejtuar Rama, Ermal Dredhës së Vlorës, të cilit i ka dalë nami në PS se është djalë i mirë, por pak si shumë përtac. Më i ashpër udhëheqësi ka qenë me Armando Subashin: "Ma trego me numër votash, se nuk je i vdekur dhe i pakallur" i është drejtuar atij.

Në shërbim të makthit të Ramës se mos në 11 Maj i ndodh ndonjë e papritur duket se është urdhëruar të vihet e gjithë arkitektura e shtetit. Edhe porosia për parlamentin është që të mbyllet sa më shpejt, në mënyrë që t'i lërë kohë deputetëve të bëjnë vota në terren dhe në emigracion. Porosia e shokut Edi për Niko Peleshin dhe Taulant Ballën ka qenë: "Votoni ligjet sot dhe mbylleni parlamentin shpejt" sipas mendësisë së vjetër të kryeministrit se kuvendi është një arenë ku shpenzohet kohë kot me llafte dhe pa punë.      

"Rama është një kafshë elektorale dhe ai transformohet gjithnjë në fushata. Ai punon me dyfishin e intensitetit të zakonshëm dhe është i gatshëm edhe të shndërrohet në gaztor, boll që të fitojë vota. Por këtë herë, përveç mobilizimit, duket sikur e ka humbur qetësinë. Më duket sikur ka diçka përtej sfidës së mandatit të katërt që do të qe një rekord absolut", tha burimi ynë. 

Tension në PS, Rama kërkon 800 mijë vota në diasporë, nis patronazhimi

Ajo që i thotë njerëzve të afërt në parti, madje që e ka artikuluar shpesh edhe në publik është objektivi për të siguruar më shumë vota sesa gjysmën e ulëseve në kuvend duke synuar një shumicë të cilësuar që do e bënte atë vetë më të pavarur për të ndryshuar ligje pa nevojën e opozitës. Komente të ndryshme flasin për një kontroll më të madh ndaj SPAK-ut që mund të nisë në kuvendin e ardhshëm, pas rekomandimeve të komisionit Xhafaj. Dhe për këtë, synimi qëndron tek vota e emigrantëve numri i të cilëve ka shkuar deri në 135 mijë (rreth 33 mijë të skualifikuar për dokumentacion të paplotë). Duke u përpjekur të shfrytëzojë këtë hapsirë të re që është hapur Rama po përpiqet jo vetëm për fitoren e një mandati tjetër në 11 maj po edhe për forcimin e pushtetit të tij personal, pas këtyre zgjedhjeve. Ndoshta është koha që i duhet më tepër se kurrë dhe kjo ia ka ndryshuar edhe qasjen ndaj vartësve.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI