ELE DRIBLOU TODO MUNDO E CONSEGUIU O GOL! ? ASSIM FOI O PRIMEIRO GOL DE NEYMAR EM SUA VOLTA AO BRASIL! ??? JOGA MUITO! ? NEY DAY EXCLUSIVO! ? Santos x Água Santa está AO VIVO E EXCLUSIVO na @tntbr e na @streammaxbr! Assine pelo link para assistir: https://t.co/sCqAAtaMax… pic.twitter.com/FaOWghoBFH
— TNT Sports BR (@TNTSportsBR) February 17, 2025
Goli i parë i Neymar me Santos
Duket sikur ka kaluar një shekull nga hera e fundit që braziliani festoi një gol para tifozëve të tij. Ishte viti 2013, në një ndeshje të Kupës së Brazilit kundër Flamengo-s, fituar 2-0. Kanë kaluar shumë vite, por asgjë nuk ka ndryshuar dhe marrëdhënia e tij me tifozët ka mbetur e njëjtë, pavarësisht kohës dhe distancës. Pikërisht për këtë arsye, goli i parë i Neymar pas rikthimit ka një shije të veçantë, edhe pse nuk u shënua ndaj një kundërshtari të madh. Në fushë ishte Agua Santa, një skuadër e kategorisë së katërt që merr pjesë në kampionatin e shtetit të São Paulos, një sfidë e lehtë për të rindërtuar lidhjen me historinë e tij.Por lajmi më i rëndësishëm është se Neymar u rikthye te goli për herë të parë që nga 3 tetori 2023, dita e fundit kur shënoi me Al-Hilal, para dëmtimit të tmerrshëm. Në një vit e gjysmë, ai ka luajtur vetëm shtatë ndeshje dhe nuk ka mundur të kontribuojë me gola apo asiste. Megjithatë, agjërimi u ndërpre menjëherë me fanellën e Santosit, që tani shpreson të përjetojë sërish lavdinë e kohës kur ai ishte një talent i ri që shkëlqente në fushë.مراوغة الأسطورة نيمار قبل تسجيله هدف ركلة الجزاء. ??????? pic.twitter.com/QW88oVvkXH
— Team Neymar (@TeamNey10) February 17, 2025