Flash

Kuvendi zgjedh me 73 vota Gentian Salën në krye të AKEP

Lapsi.al 17 February 2025
Kuvendi zgjedh me 73 vota Gentian Salën në krye të AKEP

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot Gentian Salën në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), me 73 vota pro.

Ai zëvendëson në këtë detyrë Tomi Frashërin, mandati i të cilit kishte përfunduar në muajin dhjetor 2024.

Gjithashtu u votua projektvendimi "për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do mbajë funksionin e Kryetarit të Bordit". Saimir Tola u zgjodh anëtar i bordit mbikëqyrjes financiare me 72 vota pro, 1 kundër, 1 abstenim.

Kandidatura e Gentian Salës iu propozua Kuvendit të Shqipërisë muajin e kaluar nga nga Këshilli i Ministrave. Gentian Sala ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) në periudhën 2014-2019.

Në vijim, prej vitit 2021, ai ka qenë në krye të Sekretariatit për koordinimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gentian Sala është me profesion jurist dhe mban titullin e avokatit. Sipas ligjit “Për komunikimet elektronike”, Këshilli Drejtues i AKEP përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se një herë.

Kuvendi cakton kryetarin, ndërmjet anëtarëve të Këshillit Drejtues. Kryetari i Këshillit Drejtues është edhe drejtuesi ekzekutiv i AKEP. Ndryshimi në krye të AKEP vjen në një moment delikat për konkurrencën në tregun e komunikimeve celulare. Pas bashkimit mes operatorëve One dhe Albtelecom, dy vjet më parë, tashmë në tregun celular operojnë vetëm dy operatorë dhe kjo ka rritur shqetësimin për konkurrencën në treg.

Në fund të muajit janar, Autoriteti i Konkurrencës vendosi të hapë një hetim paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare.

Nga vlerësimi i informacionit gjatë monitorimit, Komisioni i Konkurrencës konstatoi se sjellja e ndërmarrjes Vodafone Albania dhe One Albania në tregun me pakicë të shërbimeve celulare mund të përbëjë kufizim të konkurrencës në kuptim të nenit nenit 4 dhe nenit 9 të Ligjit nr. 9121, datë 27.03.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Ndërkohë, kur tregu sapo ka hyrë në gjeneratën 5G të komunikimeve celulare. Dy operatorët, Vodafone Albania dhe One Albania, morën në fund të nëntorit autorizimet e para për frekuencat e teknologjisë 5G dhe kanë filluar ofrimin e këtij shërbimi në qytetin e Tiranës.

Në përputhje me kushtet e Autorizimeve Individuale, sipërmarrësit janë të detyruar që, përmes këtyre frekuencave, të mbulojnë me shërbim 55% të popullsisë deri në fund të vitit 2027 dhe 85% të popullsisë deri në fund të vitit 2030, shkruan 'Monitor".

Sfida e radhës për AKEP do të jetë zgjerimi i konkurrencës në tregun celular, me pritshmëri kryesisht te licencimi i mundshëm i operatorve të rrjeteve virtuale (MVNO). Mes kushteve të tjera të përdorimit të frekuencave të teknologjisë 5G, sipërmarrësit ONE Albania dhe Vodafone Albania morën përsipër angazhimin që të negociojnë me operatorët e mundshëm MVNO aksesin në kapacitetet e tyre radio, në funksion të politikës rregullatore të AKEP-it për të nxitur konkurrencën në nivel shërbimesh.

Sfidë tjetër është vendosja në përdorim të sektorit të komunikimeve elektronike e brezit 700MHz, që teknikisht mundëson një mbulim më të gjerë dhe më të lehtë të territorit me sinjal 5G. Ky brez shfrytëzohet nga operatorët radiotelevizivë dhe administrohet ende nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), megjithëse sipas Planit Kombëtar të Frekuencave, miratuar në vitin 2021, duhej të kalonte përfundimisht nën administrimin e AKEP duke filluar nga 30 qershori 2022.

Por, lirimi i këtij procesi po rezulton një proces i vështirë dhe në shkelje të afateve të përcaktuara.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Fier

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Suk të Fierit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të vdekur në vend ...

19:26

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI