Flash

Euronatur: Bashkia e Mynihut të tërheqë mbështetjen për Aeroportin e Vlorës

Lapsi.al 17 February 2025
Euronatur: Bashkia e Mynihut të tërheqë mbështetjen për

Organizata mjedisore gjermane “EuroNatur” tha të hënën se i ka drejtuar një peticion Këshillit të Bashkisë së qytetit të Mynihut, me kërkesën për tërheqjen e mbështetjes për projektin e aeroportit të Vlorës në Shqipëri.

Peticioni , sipas organizatës mjedisore gjermane e cila është aktive prej vitesh edhe në Shqipëri, pritet të shqyrtohet nesër nga këshilli bashkiak i Mynihut.

Kompania që operon Aeroportin e Mynihut (Flughafen Munchen Gmbh) është në rolin e kompanisë këshilluese në projektin e Aeroportit të Vlorës dhe qyteti i Mynihut është 23 për qind aksionar në aeroportin e Mynihut.

Sipas një deklarate për mediat nga “EuroNatur” peticioni “i bën thirrje kryebashkiakut të Mynihut Dieter Reiter të shprehet në bordin mbikëqyrës të kompanisë në favor të tërheqjes nga shërbimet e konsulencës dhe menaxhimit për planifikimin dhe funksionimin e aeroportit të Vlorës, i cili aktualisht është në ndërtim”.

Drejtori ekzekutiv i “EuroNatur “ Gabriel Schwaderer thotë se “përveç Konventës së Bernës, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë kritikuar ashpër ndërtimin e aeroportit të Vlorës në një rezervat natyror evropian”.

“Qyteti i Mynihut, Shteti i Lirë i Bavarisë dhe Republika Federale e Gjermanisë duhet të ndërmarrin veprimet e duhura dhe të tërhiqen plotësisht nga projekti” , thotë zoti Schwaderer.

Puna ndërtimore në aeroportin e Vlorës pranë peisazhit të mbrotjur Vjosë-Nartë në Shqipëri po vijon pavarësisht thirrjes së Konventës së Bernës për të ndaluar ndërtimin dhe protestat e organizatave mejdisore .

Sipas burimeve zyrtare shqiptare përfaqësuesit e Aeroportit të Mynihut, zhvilluan pak kohë më parë në Shqipëri një takim me zyrtarët e Aeroportit Civil Shqiptar.

Gjatë takimit, sipas burimeve zyrtare shqiptare, u diskutua jo vetëm mbi çështjet e certifikimit të Aeroportit të Vlorës , që tashmë kanë filluar, por edhe planin e tranzicionit, rekrutimin dhe trajnimin e stafit, si dhe emërimin e pozicioneve kyçe drejtuese.

Aeroporti i Vlorës shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh me një vlerë të parashikuar të investimit në rreth 100 milion dollarë. Gjatësia e pistës pritet të shkojë deri në 3.2 kilometra dhe terminali i pasagjerëve do të ketë sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.

Sipas autoriteteve shqiptare në prill të këtij viti mbyllet faza e publikimit të aeroportit sipas standardeve ndërkombëtare, nën mbikqyrjen e operatorit të aeroportit, i cili është Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut./VOA

Të këshilluara

Edhe Aleks Soros bën humor me hallin e Ramës

Në këto kohë të paqarta për liderët e të gjithë botës, halli i Edi Ramës ka qenë të mos identifikohet në asnjë mënyrë si investim i Xhorxh Sorosit në politikë, ...

15:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI