Flash

Benfica, tërmeti ndërpret konferencën e Bruno Lage: dridhet e gjithë salla e shtypit

Lapsi.al 17 February 2025
Benfica, tërmeti ndërpret konferencën e Bruno Lage: dridhet e
Pati momente paniku pak çaste para fillimit të konferencës për shtyp të Bruno Lage, e cila u ndërpre për disa minuta për shkak të një tërmeti me magnitudë 4.7. Teksa trajneri i Benfikës po afrohej, e gjithë salla e shtypit filloi të dridhej, ndërsa ngjarja u kap nga kamerat e gazetarëve që ishin tashmë të pozicionuar për të ndjekur fjalët e tij në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Monakos. Për fat të mirë, nuk pati dëme në ndërtesë dhe as të lënduar, por pamjet janë vërtet tronditëse. Në fund, trajneri arriti ta zhvillonte konferencën siç ishte planifikuar, duke pranuar se nuk e kishte kuptuar fare lëkundjen sizmike.

Tërmeti para konferencës për shtyp të Benfikës

Gjithçka ndodhi brenda pak çastesh, por për fat të mirë, Bruno Lage ende nuk ishte ulur në vendin e tij. Konferenca për shtyp ishte gati për të filluar, mungonte vetëm trajneri në mikrofon, kur papritur e gjithë salla filloi të dridhej për shkak të një tërmeti me magnitudë 4.7, epiqendra e të cilit ishte 14 kilometra larg Seixal-it, aty ku ndodhet qendra stërvitore e Benfikës. Afërsia me epiqendrën e tërmetit u ndje qartë dhe gazetarët u trembën kur ndien tokën që lëkundej nën këmbët e tyre. CNN Portugalia arriti të regjistronte momentin, pasi kishte vendosur tashmë kamerën për të kapur deklaratat e trajnerit. Fatmirësisht, tërmeti nuk pati pasoja dhe konferenca për shtyp u zhvillua sipas planit. Bruno Lage pati rastin të komentonte edhe mbi ndodhinë, duke nxjerrë një buzëqeshje te të pranishmit: “Po t’ju tregoja çfarë i thashë ndihmësit tim Lemos… Po ngjiteshim shkallëve kur dëgjuam një zhurmë. Thashë se duhej të rregullonim derën e xhamit përballë nesh. Vetëm pasi arrita këtu kuptova se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.”

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI