Flash

Al-Khelaifi, konflikti me Hidalgo e akuza për korrupsion: Katari mund të braktisë PSG

Lapsi.al 17 February 2025
Al-Khelaifi, konflikti me Hidalgo e akuza për korrupsion: Katari mund

Paris Saint-Germain mund të humbasë mbështetjen e fondit sovran të Katarit pas akuzave për korrupsion dhe trafik influence ndaj presidentit të tij, Nasser Al-Khelaifi. Në “Parc des Princes”, rubineti i petrodollarëve mund të mbyllet nga momenti në moment, duke ndryshuar rrënjësisht situatën për klubin e kryeqytetit francez.

Sipas asaj që raporton RMC, akuza ndaj Al-Khelaifit, e cila nuk ka lidhje me sportin dhe është bërë publike dje, megjithëse daton që më 5 shkurt, nuk është pritur mirë në Doha dhe ka sjellë në tavolinë mundësinë e një shkëputjeje të tij nga PSG-ja.

PSG mund të humbasë mbështetjen e Katarit

Drejtësia franceze po heton mbi Nasser Al-Khelaifi për të përcaktuar nëse ai ka luajtur një rol kyç në kontrollin e grupit mediatik Lagardère, i cili në të kaluarën ka qenë objekt përplasjeje mes miliarderëve Vincent Bolloré (pronari i Vivendi) dhe Bernard Arnault (pronari i LVMH).

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, akuzat ndaj Al-Khelaifi lidhen me “bashkëpunim në blerjen e votave, shkelje të lirisë së votimit dhe bashkëpunim në abuzimin me pushtetin”, me qëllimin për të dëmtuar SCA Lagardère (një nga filialet e fondit sovran të Katarit ishte aksionere në këtë kompani).

Përveç rrjetit televiziv BeIN Sports, hetimi mund të prekë edhe PSG-në: burime pranë qeverisë së Katarit kanë deklaruar se janë “të lodhur nga këto abuzime, persekutime të rreme, shantazhe, kritika të përditshme dhe akuza ndaj të tjerëve për paaftësinë totale të tyre. Çdo problem në Francë është faj i Katarit. Kjo është një padrejtësi e pastër dhe të gjithë janë ngopur me këtë.”

‘Lufta’ verbale me kryebashkiaken Hidalgo

Al-Khelaifi nuk po kalon një periudhë të qetë në Paris. Gjatë vitit të fundit, ai është përfshirë në një betejë të vazhdueshme me kryetaren e bashkisë së qytetit. Në shkurt, presidenti i PSG-së konfirmoi se klubi do të largohet nga “Parc des Princes”, stadiumi ku luan ndeshjet në shtëpi, pasi Këshilli Bashkiak refuzoi ta shesë atë.

“Tani ka marrë fund. Do të largohemi nga ‘Parc des Princes’”, deklaroi Al-Khelaifi pas Kongresit të UEFA-s të mbajtur në Paris, ku u rizgjodh president i Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA) dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Lexo më tejJese, injorimi te PSG e akuzat ndaj Al Khelaifi: “I pëlqente më shumë gruaja ime”

Më 6 janar të vitit të kaluar, Këshilli Bashkiak miratoi një mocion për ta shpallur “Parc des Princes” një vend me interes historik për qytetin, me propozimin e kryetares Anne Hidalgo. Ky vendim e bën të vështirë shitjen e stadiumit te PSG-ja. Përballë kësaj situate, Al-Khelaifi është shprehur: “Është shumë e lehtë të thuhet tani që stadiumi nuk është në shitje; ne e dimë çfarë duam, kemi humbur vite duke u përpjekur ta blejmë ‘Parc des Princes’”.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI