Flash

17-vjetori i pavarësisë, Kurti: Kosova më e fortë se asnjëherë më parë

Lapsi.al 17 February 2025
17-vjetori i pavarësisë, Kurti: Kosova më e fortë se

Në 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, një urim ka ardhur nga kryministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se në këtë ditë duhet që të nderohen të gjithë ata që sakrifikuan për liri, ndërsa theksoi se sot Kosova është më e fortë se asnjëherë më parë.

"Ne sot nderojmë të gjithë ata të cilët sakrifikuan edhe u flijuan për lirinë tonë. Liria për të cilën kemi sakrifikuar kërkon demokraci që mundëson të dëgjohet zëri i popullit. Demokracia kërkon institucione të sigurta. Republika jonë sot është më e fortë dhe vitale si kurrë me parë sepse forcuam institucionet demokratike dhe kemi ndërtuar institucionet tona që janë në shërbim të qytetarëve. Kemi ndërtuar shtet solidar për qytetarët”, tha Kurti.

Edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Pas ngritjes solemne të flamurit, Osmani tha se s’ka asgjë që e ndalë Kosovën e pavarur dhe sovrane për të ecur përpara.

“Është një ditë që ne ju themi faleminderit nga zemra, një falënderim të përhershëm për të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka në mënyrë që ne sot së bashku ta festojmë këtë ditë të shenjtë e historike. Duke filluar nga arkitekti i Pavarësisë sonë, presidenti historik dhe komandanti legjendar Adem Jashari që udhëhoqi UÇK-në, e deri tek secili qytetarë i republikës sonë që sakrifikoi me mundë e me gjak në mënyrë që sot të gëzohet kjo ditë. Edhe një herë në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës, faleminderit për kontributin e dhënë, do të ecim përpara sepse nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë të lirë, të pavarur, sovrane, dhe të përjetshme. Urime!”, tha Osmani.

Për shënimin e 17-vjetorit të pavarësisë së shtetit të Kosovës ekzekutivi ka organizuar një sërë aktivitetesh përfshirë homazhe e ngjarje kulturore.

Të këshilluara

Parashikimi/ Mot me vranësira dhe reshje shiu

Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpasherëshme shiu(me ndërprerje), me intensitet të ulët në pjesën më të ma...

07:22

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI