Flash

Video/ Laçi mbyt Teutën me tris golash: dy herë Melo e pastaj Luiz fundosin Devollin

Lapsi.al 16 February 2025
Video/ Laçi mbyt Teutën me tris golash: dy herë Melo e pastaj

Laçi nuk gabon në ndeshjen që ka rëndësi dhe shkatërron 3-0 Teutën. Të besuarit e teknikut Moriero tani e shohin veten në vendin e pestë të Superiores duke parakaluar Elbasanin. Luiz dhe pastaj dy herë Cordeiro Melo i dhanë fitoren kurbinasve. Devolli e sheh veten në vështirësi të madhe me vetëm një pikë në katër ndeshje në pankinën durrësake.

Situatë aspak e mirë për Teutën që pozicionohet në vendin e tetë, me një pikë më shumë se Tirana dhe katër pikë më shumë se Skënderbeu, por që duhet ende të luajnë ndeshjen e tyre. E kundërta ndodh me bardhezinjtë: Laçi siguron një 6 pikësh distancë nga zona e playoff. Sfida u zhbllokua në minutën e 26' nga Paulo Zhunior, por ishte një pjesë e parë e luajtur e gjitha nën ritmin e kurbinasve. Në pjesën e parë pati disa dy mundësi të mira për shënim edhe Kurti.

[video width="668" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67b1e0b788a93.mp4"][/video]

Reagimi për Teutën erdhi vetëm nga këmbët e Peposhit, por Teuta ishte fare e pafuqishme për të përballuar vendasit. Laçi bëri diferencën në pjesën e dytë me protagonist absolut Cordeira Melo. Braziliani realizoi një dygolësh në minutat e 66’ dhe 88’, duke vulosur suksesin e të tijve. "Sërish duhet të përmirsohemi në disa gjëra, por po shohim dritë në fund. Të gjithë djemtë janë mirë dhe mua nuk më pëlqen të përmend emra të përveçëm. Luizi shkoi shumë mirë, Kurti ka bërë gjithashtu mirë. Është shpirti i ekipit që më intereson. Gjetëm ekuilibër në lojë dhe i bëmë kundërshtarët që të mbrohen, ishte kualiteti i djemve që bëri diferencën sot", tha tekniku i kurbiasve Moriero.

[video width="674" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67b1ee5013d40.mp4"][/video]

Lexo më tej: Teuta ndalon pa gola Dinamon, Teqja shpëton Dajën në fund: pika e parë e Devollit

Kështu Laçi merr fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet në vendin e 5-të me 30 pikë. Situata dëshpëruese te Teuta me 24 pikë në zonën e playout, por me rrezikun për tu parakaluar nga Tirana, ose kapur nga Skënderbeu. "Më vjen inat, pasi duhet t’i bëjmë gjërat siç duhet kur kemi dhe nuk kemi topin. Ne prap i shkuam Laçit te porta, goditëm në traversë dhe për këto nuk mërzitem. Por kur bëhen gabime individuale mërzitem shumë. Te goli i dytë u vra ndeshja, u mbyll ndeshja. Para golit të dytë ne kishim mundësi me Toman me shënuar", e mbylli DEvolli.

[video width="686" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67b1f35e8496d.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI