Flash

Veliaj nxjerr FOTO dhe sulmon prokurorin: Dështak, pervers, paramec funksional

Lapsi.al 16 February 2025
Veliaj nxjerr FOTO dhe sulmon prokurorin: Dështak, pervers, paramec

Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia ku është kyçur që prej të mërkurës në Durrës.

Në një postim të gjatë në Facebook, ai sulmon ashpër prokurorin e çështjes, Olsi Dado, teksa publikon foto të vjehrrit të tij, babait të Ajolës në vilën në Qerret për të cilën akuzohet se është pronar i fshehur.

Veliaj shtron një pyetje: "Më fal, por nëse 4 muajt e fundit të jetës (Arben Xoxa) ishte pacient me tumor në kokë, nën regjimin spitalor të doktor Petrelës, pse do shkonte në plazh? Dhe i pasëmurë, pse do vente robi në plazh në dimër, Nëntor, Dhjetor, Janar, Shkurt?

Madje, Ols violina, insiston se Arben Xoxa s’ka qenë kurrë në shtëpinë e tij! Po mirë, po ky në foto kush është? Ndjesë pastë, aty është edhe Ganimet Vendresha, gjyshja e ndjerë, ish primabalerina e parë në TOB te shfaqja ‘Halili & Hajria’. Bashkë me ta, sopranoja e pianistja e njohur, duke drekuar!" 

I gjithë postimi përmban epitete të ashpra për prokurorin Dado. Veliaj e quan "ndërtues noter", "Ols dështaku", "Ols violina", "prokuror pervers", "hasani i grave të botës", "paramec funksional".

Lexo më tej: Lalin e zhveshi Ajola, SPAK-un e zhveshi Veliaj 

Lexojeni të plotë reagimin:

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI