Flash

Veliaj kërkon lirimin nga qelia, avokati ankimon në Apelin e GJKKO arrestin

Lapsi.al 16 February 2025
Veliaj kërkon lirimin nga qelia, avokati ankimon në Apelin e GJKKO

Erion Veliaj kërkon lirimin nga ‘arresti me burg”! Avokati i tij, Ermir Beta, i cili mbron kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dorëzoi sot ankimim në Apelin e Posaçëm te GJKKO.

Në ankimin e avokatit kundërshtohet vendimi dhe masa e sigurisë “Arrest në burg” ndaj Erion Veliajt, i cili aktualisht është dërguar ne paraburgimin e Durrësit.

GJKKO

Më datë 12 shkurt, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është lënë në masën e arrestit me burg nga gjyqtari i Posaçëm, Erjon Bani. Vendimi erdhi pas më shumë se dy orësh, pas përfundimit të një seance maratonë ku dy prokurorët e SPAK u përballen me kryebashkiakun, mbrojtësit e tij, por edhe personat e tjerë që janë nën akuza për korrupsion dhe pastrim parash.

Gjykata, ka lënë në fuqi masat edhe për të 6 biznesmenët ndërkohë që është ndryshuar masa për bashkëshorten e Erjon Veliajt, Ajola Xoxa. Sipas vendimit të gjykatës mësohet se për të është vendosur detyrim paraqitjeje dhe ndalim i daljes jashtë vendi.

Seanca për vlerësimin e masave të sigurimit nisi dje në orën 08.30 dhe përfundoi, me shkëputje në 19.20, mes përplasjeve të forta mes të akuzuarve, kryesisht kreut të Bashkisë së Tiranës dhe prokurorit të çështjes, Olsi Dado.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Ditën e dielë moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira mesatare të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët kryesisht ...

09:55

Fundjava me mot të paqëndrueshëm

Këtë fundjavë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh përgjatë Ultësirës Perë...

08:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI