Flash

Tre kartonë të kuq e tension i lartë: Dinamo e pathyer nga Vllaznia falë Teqjas

Lapsi.al 15 February 2025
Tre kartonë të kuq e tension i lartë: Dinamo e pathyer nga

Në një përballje plot emocione, tension dhe raste të humbura, Dinamo dhe Vllaznia u ndalën në një barazim pa gola, në kuadër të javës së 25-të të Superiores. Edhe pse rrjeta nuk u tund në asnjë moment, takimi dhuroi spektakël në një tjetër formë, me tre kartonë të kuq, duele të forta dhe episode të diskutueshme.

Kartoni i kuq prishi planet e Dajës

Që në minutat e para, të dyja ekipet treguan qartë synimet për të dalë me tri pikët nga kjo sfidë. Vllaznia u përpoq të vendoste nën presion mbrojtjen dinamovite, ndërsa Dinamo u tregua e kujdesshme, duke kërkuar kundërsulmet.

Polemikat nisën herët, me gjyqtarin Bajramaj që u vu shpesh në qendër të vëmendjes për vendimet e tij. Episodi më i rëndësishëm i pjesës së parë ishte largimi me karton të kuq i Karamba, duke e lënë Dinamon me një lojtar më pak. Pavarësisht inferioritetit numerik, kryeqytetasit nuk e ulën ritmin, ndërsa Vllaznia tentoi të shfrytëzonte epërsinë.

[video width="668" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67b0b943c3e95.mp4"][/video]

Vllaznia mbetet me 9 lojtarë

Fraksioni i dytë nisi me një tjetër episod të fortë, teksa brenda pak minutash Vllaznia mbeti me dy lojtarë më pak. Sala dhe Jago panë kartonin e kuq, duke e lënë skuadrën shkodrane me 9 futbollistë në fushë. Kjo i dha mundësinë Dinamos të shtynte përpara, ndërsa Vllaznia u detyrua të mbrohej me forcat që i kishin mbetur.

Lexo më tej: Bylis e Elbasani ndajnë pikët: Mezani debuton me barazim, por askush nuk kënaqet

Rastet për gol nuk munguan në të dyja kampet. Gruda dhe Mensah kishin mundësi të mira për Vllazninë, por pa mundur të shënojnë, ndërsa Qefalija tronditi shtyllën për Dinamon, duke qenë shumë pranë golit të fitores.

[video width="886" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67b0c41210104.mp4"][/video]

Pasojat në renditje – Dinamo e Vllaznia humbin nga sytë Egnatian

Në përfundim të takimit, Vllaznia mbetet në vendin e dytë në klasifikim, por tashmë me 4 pikë më pak se kryesuesit e Egnatias. Dinamo, nga ana tjetër, kalon Partizanin dhe ngjitet në vendin e tretë, duke vazhduar garën për një vend në kupat europiane.

Një barazim pa gola që la një shije të hidhur për të dyja skuadrat, të cilat ndonëse patën raste për të zhbllokuar sfidën, u penalizuan nga mungesa e saktësisë dhe episodet e shumta të ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI