Flash

Shefi i NATO-s: Europa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Lapsi.al 15 February 2025
Shefi i NATO-s: Europa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të shtunën se Europa duhet të rrisë shpenzimet e saj. Kreu i aleancës e mbajti fjalimin në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku u bëri thirrje anëtarëve evropianë të NATO-s, të dalin me propozime dhe ide konkrete, të shtojnë shpenzimet, të vazhdojnë trajnimi dhe furnizimin me armë.

Ai shtoi se objektivi aktual i vendeve të NATO-s prej 2% shpenzimesh për mbrojtjen ka të ngjarë të zëvendësohet me një shifër shumë të lartë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë të thonë se Evropa nuk shpenzon mjaftueshëm për mbrojtjen.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot tha të shtunën në Konferencën e Mynihut se Evropa do të duhet të bëjë zgjedhje dhe sakrifica të vështira për t’u përballur me kërcënimet ndaj saj dhe për të garantuar sigurinë e saj.

“Duhet të përgatitemi. Do të na duhet të përballemi me ditë të vështira, të marrim vendime të ndërlikuara dhe madje edhe sakrifica të cilat nuk i prisnim deri më tani për të garantuar këtë siguri,” tha zoti Barrot, duke folur para gazetarëve.

Ministri Barrot tha gjithashtu se pas një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, mendon se administrata amerikane është ende duke formuar opinionin e saj mbi mënyrën se si SHBA duhet ta trajtojë krizën e Ukrainës.

Ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy bëri thirrje për krijimin e një ushtrie evropiane, duke thënë se kontinenti nuk mund të mbështetet më tek mbrojtja e Shteteve të Bashkuara dhe do të respektohet nga Uashingtoni vetëm me një ushtri të fortë.

Ai përsëriti se Ukraina nuk do të pranonte kurrë një marrëveshje paqeje të arritur pas shpinës së saj ose pa përfshirjen e Kievit./VOA

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI