Flash

Emiljano Shullazi, Leonard Duka/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim 14 të pandehur

Lapsi.al 15 February 2025
Emiljano Shullazi, Leonard Duka/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për 14 të pandehur, që akuzohen si pjesë e një grupi të strukuruar kriminal të përfshirë në atentate mafioze në vend. Pjesë e listës së kërkesës së SPAK për dërgimin e çështjes në gjyq janë: Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Naim Stafuka, Blerim Abazi, Besian Xhixha, Enver Diva, Robert Laçi, Leonard Duka, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Xhelal Rraja dhe Miri Bruli. Sipas njoftimit të SPAK të pandehurit janë përfshirë në ngjarje kriminale si ato të zbardhura mëposhtë:

Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi dhe Blerim Abazi, gjatë muajve janar-korrik 2020 dhe i pandehuri Naim Stafuku, gjatë muajit gusht 2020 në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

Besian Xhixha, Enver Diva dhe Robert Laçi në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajve gusht-shtator 2020, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Preng Gjini.

Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajve qershor-shtator 2020 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, të drejtuar nga i pandehuri Leonard Duka kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi.

Gjergji Cukali, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajve korrik-shtator 2020 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Elvis Gacaj dhe Altin Gega.

Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari), gjatë muajve qershor-dhjetor 2020, si dhe i pandehuri Satilno Basho, gjatë muajve mars-maj 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta të kryera me dashje në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni.

Xhelal Rraja, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajit Janar 2021 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Arben Ndoka.

Emiljano Shullazi, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë katërmujorit të parë të vitit 2019, si dhe veprimtari e konkretizuar më datë 23.04.2019, 2021, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar prej tij ka goditur një pjesëtar të familjes së një gjyqtareje, anëtare e një trupe gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, e cila gjykonte një cështje penale ndër të tjera edhe në ngarkim të këtij të pandehuri. Ky i fundit, për këtë çështje gjyqësore, kishte kërkuar përjashtimin e kësaj gjyqtareje.

Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli), me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje dhe të konstatuara më datë 29.06.2024, ka mbajtur në banesë pa lejen e organeve kompetente shtetërore një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të konsiderueshme municionesh luftarakë.

Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli) dhe Miri Bruli, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta të kryera me dashje dhe të konkretizuar më datë 03.07.2020, kanë ndihmuar një shtetas në kërkim për kalim të paligjshëm të kufijve nga Mali i Zi për në Shqipëri nëpërmjet liqenit të Shkodrës.

Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli), me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta të kryera me dashje dhe të konstatuara më datë 17.05.2024, duke qenë me një masë sigurimi “arrest në shtëpi”, të parashikuar nga nenit 237 i K. Pr. Penale, të caktuar me vendimin nr.33, datë 26.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është larguar nga banesa ku duhej të qëndronte si i paraburgosur, duke mos u gjetur në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë, Shijak dhe Durrës.

Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli) dhe Emiljano Shullazi, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje dhe të konstatuara gjatë periudhës Janar-Korrik 2020, kanë mbajtur secili prej tyre në mënyrë të paligjshme në institucionet burgimi sende të ndaluara telefona celularë me të cilët kanë komunikuar me persona të tjerë jashtë institucionit të ekzekutimit të dënimit me burgim, ku mes të tjerash kanë komunikuar edhe me disa persona që kanë qenë bashkëpunëtorë në kryerjen e një sërë veprash penale, për të cilat ata akuzohen.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI