Flash

Egnatia shumë e fortë për Partizanin: 2-0, gol i anuluar e shumë diferenca në fushë

Lapsi.al 15 February 2025
Egnatia shumë e fortë për Partizanin: 2-0, gol i anuluar e

Egnatia ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në Superiore, duke mposhtur Partizanin me rezultatin 2-0 në sfidën e javës së 25-të të kampionatit. Dueli i zhvilluar në “Arena Egnatia” u vendos nga golat e Regi Lushkjës në minutën e 5' dhe Eljon Sotës në të 61', duke vulosur një sukses që i lejon rrogozhinasit të ruajnë vendin e parë në renditje.

Dominim i Egnatias dhe një Partizan i pafuqishëm

Sfida nisi me një ritëm të lartë, dhe vendasit nuk vonuan për të marrë avantazhin. Një gabim në pasim i Domgjonit u shfrytëzua në mënyrë perfekte nga Lushkja, i cili realizoi një gjuajtje të saktë nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë në minutën e 5'. Ky gol i hershëm i dha qetësi Egnatias, që vazhdoi të diktonte ritmin e lojës gjatë gjithë pjesës së parë. Një moment kyç ndodhi në mes të fraksionit të parë, kur Malota u detyrua të largohej për shkak dëmtimi, duke i hapur rrugë në fushë Eljon Sotës.

[video width="652" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67b08b041fa26.mp4"][/video]

Lexo më tej: Kupa/ Partizani nuk e mund dot Laçin as me 10 lojtarë: 0-0, kualifikimi në Tiranë

Në pjesën e dytë, Wotlai mendoi se kishte dyfishuar avantazhin për Egnatian, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së sistemit VAR. Megjithatë, vendasit nuk u ndalën dhe vazhduan të kërkonin golin e sigurisë. Ai erdhi në minutën e 61', kur Sota shënoi me kokë pas një krosimi të saktë, duke vulosur fitoren për skuadrën e Eduart Papës. Në shenjë respekti për të kaluarën e tij te Partizani, Sota vendosi të mos festonte golin. "Mendoj që është një ecuri e mirë që nga fillimi i janarit - tha tekniku i Egnatias Edlir Tetova -. Janë 6 fitore, një ogur i mirë. Po punojmë mirë. Patëm disa cedime pastaj e dominuam pjesën e dytë. Patjetër jam i kënaqur".

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67b09c134e764.mp4"][/video]

Pasojat në renditje – Egnatia e pandalshme, Partizani në rënie

Ky sukses i lejon Egnatias të mbajë kreun e renditjes, duke arritur 48 pikë, ndërsa Partizani, me 40 pikë, zbret në vendin e katërt. Rrogozhinasit janë në një formë brilante, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi në kampionat dhe të nëntën në të gjitha kompeticionet, përfshirë Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Në anën tjetër, kjo humbje është e para për Veselinovic në pankinën e Partizanit, duke qenë se serbi e ndoqi sfidën me Bylis nga tribunat. "Humbja e parë me ekipet e Final 4 për ju si trajner? Tani është situata që nuk dimë nëse gota është gjysmë e mbushur apo bosh. Janë situata normale në futboll. Pas 5 muajsh e gjysmë që ne punojmë këtu, është humbja e dytë. Nuk besoj që në ligat më kompetitive ka ekip që në 5 muaj e gjysmë, ka dy humbje. Çdo ndeshje ka diskutimin e vet, vazhdojmë tutje”, është shprehur Veselinovic.

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67b099d01e784.mp4"][/video]

Egnatia, favorite për titull?

Me këtë fitore, kampionët në fuqi konfirmojnë se janë kandidati kryesor për të mbrojtur titullin, ndërsa Partizani duhet të gjejë sa më shpejt mënyrën për t’u rikthyer te rezultatet pozitive, për të mos humbur terren për vendin e dytë, me avantazhin e dy rezultateve në tre në Final 4.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI