PËRPLASET "FINAL 4"
Kur dy finalistët e edicionit të kaluar, që për më tepër janë sërisht në pozita kryesuese, përplasen mes tyre, është e pashmangshme të bëhen llogaritë e pozitave në Final 4. 5 pikët që ndajnë Egnatian kryesuese nga Partizani i vendit të tretë janë një hendek që mund të bëhet abis, nëse kampionët në fuqi fitojnë përballjen e fazës së tretë në Rrogozhinë. Tetova do të ishte i lumtur që në përballjet që do të kenë rëndësi të ketë dy rezultate në tre, ndaj do të kërkojë fitoren e parë sezonale kundër të kuqve, si prova gjenerale për rikonfimrimin kampion. Veselinovic nga ana tjetër nuk është aspak në një situatë të mirë, me vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit. Fakti që nuk është mundur, ndihmon por jo shumë. Sidoqoftë, Partizani duhet të fitojë në Arena Egnatia ashtu si bëri në fazën e parë, kur pushtoi fushën kundërshtare 0-2, për tu afruar në distancë parakalimi. 1-1 i fazës së dytë është një paralajmërim se është më mirë që të kuqtë ta mbyllin sezonin e rregullt në dy vendet e para, sepse situata mund të bëhet fare e pakëndshme me detyrimin e fitores në katërshe. Sezoni i kaluar dha një mesazh: asnjë nga skuadrat që duhej vetëm të fitonte nuk arriti finalen, kështu që Veselinovic për të tentuar të tikthejë titullin kampion në kryeqytet, duhet të fitojë në Rrogozhinë ndaj Egnatias.DAJA E REKORDI 100% ME VLLAZNINË
Dy fitore në dy dhe e treta në përballje direkte do t’i japë edhe rrokadën në renditje Dinamos, kur përballë të ketë Vllazninë në fazën e tretë të kampionatit. Një 90 minutësh që do të vlejë shumë për Final 4, por edhe që do të jetë një tregues force për të dy skuadrat: Daja për të thyer serinë negative me vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit e Brdaric për të mposhtur nëndetësen për herë të parë në këtë sezon. Një moment jo për kryeqytetasit që kanë zbritur nga vendi i parë në të katërtin, duke marrë 6 pikë nga 15 të mundshmet. Daja pret që pika e kthesës të jetë pikërisht në sfidën me shkodranët që mbajnë vendin e dytë me tre pikë më shumë. E atëherë pasi i ka mundur 2-1 në ndeshjen e luajtur në shtëpi, edhe pse Dinamo luan jashtë Tiranës në cdo ndeshje, tekniku është përsëritur me një 2-3 impresionuese në Loro Borici e tani kërkon trisin për të ruajtur 100% fitoret ndaj Vllaznisë. Brdaric nga ana tjetër po vrapon drejt kreut dhe serinë e fitoreve në 5 ndeshjet e fundit e ka prishur vetëm humbja me Egnatian. Kuqeblutë duan të mbajnë në distancë rivalin direkt për të mos lejuar shkëmbimin e vendeve dhe e kanë të qartë se fitorja do të ishte shumë e rëndësishme për forcimin e pozitave në dy vendet e para. Vështirësia qendron se deri tani nuk ka mundur t’i shkëpusë asnjë pikë formacionit të Dajës dhe kjo do të jetë një provë ku janë shumë gjëra në lojë.⚽ Abissnet Superiore
— FSHF (@FSHForg) February 14, 2025
? Java 2️⃣5️⃣#abissnetsuperiore | #java25 #futboll #fshf pic.twitter.com/9ziYsuS29t