Flash

Dhunoi administratorin e medias, prokuroria e dërgon për gjykim të dyshuarin

Lapsi.al 15 February 2025
Dhunoi administratorin e medias, prokuroria e dërgon për gjykim

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim perosnin e dyshuar, me inicialet R. B., për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’ në bashkëpunim, kryer ndaj administratori i portalit online ‘Pamfleti’. Sipas Prokurorisë i dyshuari, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka goditur administratorin e portalit.

Në njoftim thuhet se pmjet filmike nga zona dhe dëshmia e një banori, i cili pa disa persona teksa godisnin administratorin e portalit, me shkop dhe largoheshin me një makinë të zezë, ndihmuan në identifikimin e automjetit të përdorur nga autorët.

Njoftimi:

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim shtetasin R.B. për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’ në bashkëpunim, parashikuar nga neni 237/1 dhe 25 i Kodit Penal. Viktimë e ngjarjes është administratori i portalit online ‘Pamfleti’, shtetasi Gj.Z.

Sipas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 6833, Prokuroria konstatoi se R.B., në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka goditur shtetasin Gj.Z. Hetimet nisën pas referimeve nga Komisariati i Policisë nr. 3, pasi viktima u paraqit në Spitalin e Traumës me dëmtime në kokë, krah, buzën e poshtme dhe këmbët, duke mos kujtuar çfarë kishte ndodhur.

Pamjet filmike nga zona dhe dëshmia e një banori, i cili pa disa persona teksa godisnin Gj.Z. me shkop dhe largoheshin me një makinë të zezë, ndihmuan në identifikimin e automjetit të përdorur nga autorët.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria ka vendosur të çojë çështjen në gjyq, ndërsa hetimet për personat e tjerë të përfshirë vijojnë.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI