Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Berisha: Chris LaCivita e bëri të qartë se partneri i SHBA në Shqipëri është PD

Lapsi.al 15 February 2025
Berisha: Chris LaCivita e bëri të qartë se partneri i SHBA

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, tha se këto ditë zbarkoi në Shqipëri kryestrategu i rikthimit më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në histori Chris LaCivita. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se Chris LaCivita e bëri të qartë se partneri i SHBA në Shqipëri është PD dhe Sali Berisha. Berisha gjithashtu tha se LaCivita erdhi në Shqipëri me ekspertizën më të avancuar të kohës për të ndihmuar PD-në dhe opozitën shqiptare në këtë fushatë elektorale.

"Të dashur miq, së pari e nis këtë bashkëbisedim me ju me një ndjesë për vonesën e filimit të tij pasi unë isha me disa miq të huaj dhe më pengoi kjo që të jem i përpiktë me ju. Zhvillimet e kohës që nuk kemi komunikuar kështu direkt bashkë, kanë qenë ndër më të fuqishmet, por kanë qenë edhe përcaktuese në një mënyrë apo një tjetër për zhvillimet në Shqipëri dhe të ardhmen e saj. Së pari, këto ditë zbarkoi në Shqipëri kryestrategu i rikthimit më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në histori, rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ky është Chris LaCivita. Ai erdhi në Shqipëri me ekspertizën më të avancuar të kohës për të ndihmuar PD-në dhe opozitën shqiptare në këtë fushatë elektorale.

Por ai erdhi në Shqipëri me mesazhin e qartë si kristali, si kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan se Edi Rama është kukulla e Xhorxh Sorosit në Shqipëri dhe në botë. Se kukulla e Sorosit nuk mund të jetë një partner për SHBA-në dhe se partneri i SHBA në Shqipëri, i Partisë Republikane, është Partia Demokratike dhe Sali Berisha.

Siç ai u shpreh, njeriu që pësoi persekutime të ngjashme dhe qëndrime të ngjashme me ato që ekstremi i majtë mbajti në SHBA ndaj presidentit Donald Trump. Të dashur miq, duhet të ndalem vetëm në një moment. Deklarata e presidentit Donald Trump se armiku më i rrezikshëm për SHBA është armiku i brendshëm, është deklarata më e rëndësishme e jetës së tij, është një nga deklaratat më të rëndësishme të kohërave dhe historisë.

Kjo sepse SHBA janë vendi me fuqi të pakufishme dhe të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër. Por janë vendi që për shkak të njëlloj pushtimi nga ekstremi i majtë, i quajtur progresist, pësoi rënie dhe fenomene, të cilat herë- herë shkonin në nivelin e botës së tretë. E vërteta, mbrëmë në Mynih zëvendëspresidenti i SHBA, në një fjalim historik në atë konferencë, përsëriti të njëjtën tezë. I tha Europës se rreziku më i madh i juaj nuk është Kina, nuk është Rusia, por rrezikun më të madh e keni të brendshëm. Atë rrezik që arreston liderët e opozitës, siç ka vepruar Edi Rama në Shqipëri për të mbajtur mandatet.

Atë rrezik që anulon zgjedhjet siç ndodhi në Rumani apo në Shqipëri me Fredi Belerin. Atë rrezik që predikon censurën siç ndodhi në Shqipëri pas vizitës së Blinken me krijimin e komisionit të censurës në parlament dhe Ministrinë e Jashtme. Pra, për presidentin Donald Trump, rreziku më i madh i njerëzimit është largimi nga vlerat e lirisë, vlerat që ndajnë njerëzit e lirë. Ndaj dhe PD ka rishqyrtuar dhe po rishqyrton të gjithë programin e saj për desorosifikimin e Shqipërisë, që u shndërrua në kopshtin e lulëzuar të monstrës së njerëzimit, që quhet Xhorxh Soros," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI