Flash

SPAK reagon pas pretendimeve të Veliajt: Rezultonte i dënuar

Lapsi.al 14 February 2025
SPAK reagon pas pretendimeve të Veliajt: Rezultonte i dënuar

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion deklaron, në përgjigje të akuzave të Erion Veliajt se u shpall i dënuar nga SPAK pa nisur gjykimi duke iu referuar shënimit në faqen e parë të dosjes hetimore, se i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për gjendjen gjyqësore të kryebashkiakut.

SPAK bën të ditur se aty ka rezultuar se Veliaj është i dënuar.

Prokuroria e Posaçme bën të ditur më tej se megjithatë Veliaj ka tre vendime pafajësie, por në momentin e gjenerimit të certifikatës elektronike del me shënimin “i dënuar”.

“…çdo herë kur printohet Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore me shënime, del dhe statusi i dënuar si në këtë rast. Shtetasi E. L. V. ka 3 vendime pafajësie.

Në çdo rast, as në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Gjykatës se Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, por as nga kjo e fundit, nuk është përdorur si rrethanë gjendja gjyqësore e shtetasit nën hetim E.V, për të caktuar ndaj këtij të fundit, masën shtrënguese të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale”, sqaron SPAK.

Sqarimi nga SPAK:

Në lidhje me pretendimet e shtetasit nën hetim E.V sa i takon gjendjes së tij gjyqësore, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron se:

Në kërkesën për “Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit personal”, drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shtetasin nën hetim E.V, me numër protokolli 2402, dt. 24.01.2025, Prokuroria e Posaçme nuk i është referuar për asnjë moment gjendjes së tij gjyqësore.

Si pjesë e akteve të depozituara pranë Gjykatës së Posaçme është edhe një certifikatë elektronike e gjendjes gjyqësore me nr. prot. 5488 datë 23.01.2025, e gjeneruar nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve, ku organi procedues ka akses. Kjo certifikatë, në brendësi të saj përmban informacionin se shtetasi E.V, i biri i L. dhe Sh. lindur më 17.12.1979 në Tiranë, rezulton “I dënuar”.

Në lidhje me këtë certifikatë, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në lidhje me veprat penale si edhe vendimet gjyqësore, të cilat lidhen me certifikatën elektronike që është gjeneruar.

Me shkresën nr. 2215/1 datë 12.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore ka sqaruar mes të tjerave se:

…çdo herë kur printohet Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore me shënime, del dhe statusi i dënuar si në këtë rast. Shtetasi E. L. V. ka 3 vendime pafajësie.

Në çdo rast, as në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Gjykatës se Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, por as nga kjo e fundit, nuk është përdorur si rrethanë gjendja gjyqësore e shtetasit nën hetim E.V, për të caktuar ndaj këtij të fundit, masën shtrënguese të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta ish-ambasadori Shaban Murati

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare ish-ambasadori shqiptar Shaban Murati. Ish-ambasadori ka mbyllur sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të 14 s...

10:03

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI