Flash

“S'mund të fitoni duke burgosur opozitën”/ Berisha: JD Vance e kishte me Ramën

Lapsi.al 14 February 2025
“S'mund të fitoni duke burgosur opozitën”/ Berisha:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur fjalën e mbajtur nga zv/presidenti i SHBA-së, JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih. 

Në një video të shpërndarë nga zyra e shtypit e selisë blu, Berisha thotë ndër të tjera se fjalët e zv/presidentit të SHBA-së i shkojnë më së shumti "kukullës së Sorosit në Tiranë, Edi Rama".

"Një fjalë historike e Zv/presidentit të SHBA-ve, JD Vance në Munih, në Konferencën e Sigurisë" - shkruan Berisha në postimin e tij.

"Këto fjalë i shkojnë më shumë se kujtdo tjetër, Edi Ramës, kukullës së Xhorxh Sorosit në Tiranë, i cili arrestoi tre liderët e partive kryesore opozitare për të marrë një mandat të katërt", - shprehet kryetari i PD-së, Sali Berisha.

JD Vance u shpreh në Mynih, se pushteti nuk mund të merret duke arrestuar liderin e opozitës, apo duke censuruar mediat.

"Ju nuk mund të fitoni një mandat qeverisës duke censuruar kundërshtarët, apo duke i futur ata në burg. Pavarësisht nëse është lideri i opozitës, apo një i krishterë i përulur i cili po lutet në shtëpinë e tij, apo një gazetar që po përpiqet të raportojë një lajm", – tha ndër të tjera zv/presidenti i SHBA-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, aksident në "Don Bosko"

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Don Bosko të Tiranës. Aksidenti ka ndodhur pranë një shkolle në zonën e Don Boskos. Në aksident janë pë...

19:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI