Flash

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kallas: Ta bëjmë funksional dialogun Kosovë-Serbi

Lapsi.al 14 February 2025
Shefja e diplomacisë së BE-së, Kallas: Ta bëjmë

I ngarkuari i ri i BE-së për dialogun Peter Sorensen, dy ditët e shkuara i kaloi në Paris dhe Berlin ku zhvilloi biseda të rëndësishme për mënyrën se si të avancojë procesi i dialogut Kosovë-Serbi.

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian Kaja Kallas, tha në Bruksel se do ta shqyrtojë mundësinë, së bashku me të dërguarin e ri për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, për ta bërë funksional dialogun mes dy vendeve fqinje. Këtë deklaratë Kallas e bëri në një bisedë të përbashkët me grupin "Redaksia Evropiane”, ku bëjnë pjesë rreth 20 agjenci evropiane të lajmeve. "Janë dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kallas.

"Sapo kemi emëruar një përfaqësues të posaçëm për dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe unë do të ulem me të në mars, për të parë se si do të vazhdojmë me këtë dhe unë vërtet dua të shikoj se si mund ta bëjmë këtë funksional. E kam adresuar këtë edhe me ministrin e Jashtëm të Serbisë dhe ai më ka thënë se është i gatshëm vërtet të investojnë kohë në normalizimin”, tha Kaja Kallas.

Sorensen: Kam marrë mbështetje nga Franca dhe Gjermania

Në të njëjtën kohë, i ngarkuari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen njoftoi se dy ditët e shkuara i kaloi në Paris dhe Berlin ku siç tha "zhvilloi biseda të rëndësishme për mënyrën se si të avancojë procesi i dialogut Kosovë-Serbi”, duke shtuar se ka marrë mbështetje nga Franca dhe Gjermania.

"Kalova dy ditët e fundit në Paris dhe Berlin. Patëm biseda shumë të mira dhe substanciale për mënyrën se si ta çojmë përpara Dialogun. Jam mirënjohës për mbështetjen e plotë të përpjekjeve të mia", shkroi në "X”, Peter Sorensen duke ndarë fotografi me zyrtarë të Francës dhe Gjermanisë.

Ende nuk ka ndonjë njoftim se kur Peter Sorensen, që pason në këtë detyrë Miroslav Lajçakun, do të organizojë takim me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë. Kosova sapo mbajti zgjedhjet parlamentare dhe akoma nuk janë konstituuar institucionet e reja. Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe ka pasur një sër takimesh edhe të nivelit të lartë politik. Në fillim të vitit 2023 Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, e cila sipas Bashkimit Evropian duhet të zbatohet nga të dyja vendet./ DW

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI