Flash

SHBA premton shitjen e produkteve ushtarake në Indi

Lapsi.al 14 February 2025
SHBA premton shitjen e produkteve ushtarake në Indi

Shtetet e Bashkuara do të rrisin shitjen e mallrave ushtarake në Indi duke filluar nga viti 2025, dhe se në vazhdim do të ofrojnë edhe avionët luftarakë F-35, sipas deklaratës të enjten të presidentit amerikan Donald Trump.

“Do të rrisim shitjet ushtarake në Indi me shumë miliarda dollarë. Ne po hapim gjithashtu rrugën për t’i siguruar Indisë përfundimisht avionët luftarakë F-35” theksoi ai

Trump nuk dha një afat kohor, por sipas tij shitjet ushtarake në vende të tjera veçanërisht për teknologjinë më të avancuar, si avioni F-35, zakonisht kërkojnë vite për t’u realizuar.

Sipas Shërbimit Kërkimor të Kongresit amerikan, Nju Delhi pritet të shpenzojë mbi 200 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për të modernizuar ushtrinë.

Rusia ka qenë prej dekadash furnizuesja kryesore e armëve në Indi, importuesja më e madhe e armëve në botë, dhe avionët e saj luftarakë janë pjesë e flotës ushtarake të Indisë. Por aftësia e Moskës në vitet e fundit për të eksportuar është penguar nga lufta në Ukrainë, duke e bërë Nju Delhin të kthejë sytë drejt perëndimit.

“ Gjithashtu India dëshiron të rrisë me “miliarda dollarë” blerjet e saj të pajisjeve të mbrojtjes amerikane dhe mund ta bëjë Uashingtonin “furnizuesin numër një” të naftës dhe gazit, tha Modi në një konferencë të përbashkët shtypi me Trump.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI