Flash

Plagosi me thikë adoleshentin, arrestohet 18-vjeçari në Mat

Lapsi.al 14 February 2025
Plagosi me thikë adoleshentin, arrestohet 18-vjeçari në Mat

Policia ka arrestuar 18-vjeçari Donald Lepuri, i cili një ditë më parë plagosi me thikë në shkollën e mesme të fshatit Baz, 17-vjeçarin me iniciale A. Gj.

"Vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me mjet prerës një 17-vjeçar, dje, në shkollën e mesme të fshatit Baz.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Dibrës, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz, arrestuan në flagrancë shtetasin D. L., 18 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës (thikë), një 17-vjeçar, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.", njofton policia.

 

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI