Flash

Paranojat e grekëve në kufi me Shqipërinë, protesta kundër mbylljes së disa reparteve

Lapsi.al 14 February 2025
Paranojat e grekëve në kufi me Shqipërinë, protesta

Banorë të Thesprotisë, një rajoni kufitar fqinj me Shqipërinë, protestuan të premten në Athinë para Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare duke kundërshtuar reduktimin e pranisë ushtarake në rajonin ndërkufitar, njoftuan mediat greke.

Largimi i Batalionit 628 të Këmbësorisë nga Filati, vetëm pak kilometër larg kufirit me Shqipërinë, si pasojë e reformës në forcat e armatosura greke ka ngjallur ditët e fundit reagimet e forta të banorëve dhe disa bashkive greke.

Protestat nisën këtë jave në qytezën e Filatit, më pas u zhvendosën në qytetin port të Gumenicës dhe së fundmi në kryeqytetin grek Athinë.

Sipas mediave greke, banorët dhe të zgjedhurit vendorë thonë se vendimi për mbylljen e repartit ushtarak në Filat ka pasoja për sigurinë e zonës dhe për jetën ekonomike dhe sociale të rajonit, i cili po pëson sipas tyre, braktisje të thellë të popullsisë.

Reparti ushtarak ka shërbyer për punësimin e qindra vetëve dhe kontribuonte në jetën ekonomike të rajonit, vlerësojnë mediat vendore.

Mjetet greke të informimit njoftuan se tre kryetarë të bashkive të Filatit, Gumenicës dhe Sulit dhe dy të komunave të Artës gjatë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë greke të Mbrojtjes, Antonio Ekonomu, dorëzuan të premten një rezolutë ku kanë paraqitur argumentet në favor të një pranie ushtarake në zonat e thella të Thesprotisë.

Kjo zonë ndërkufitare është njohur viteve të fundit për forma të trafiqeve të paligjshme të grupeve kriminale shqiptare dhe greke, sidomos të transportit të narkotikëve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe kalimit të të huajve të parregullt nga kufiri grek drejt Shqipërisë.

Ministria greke e Mbrojtjes ka deklaruar se në kuadër të një strategjie të re të forcave të armatosura greke pritet të mbyllë 132 prej 837 reparteve ushtarake ekzistuese.

Disa prej strukturave ushtarake që edhe pritet të reduktohen nga vendimi i autoriteteve greke të mbrojtjes kanë qenë të dislokuara prej vitesh afër kufirit me Shqipërinë.

VOA

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Për fundjavën që presim vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh përgjatë Ultës...

16:48

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI