Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Nënpresidenti amerikan trondit Europën në Mynih: S'është Rusia kërcënimi, por vetë ju

Lapsi.al 14 February 2025
Nënpresidenti amerikan trondit Europën në Mynih:

Fjalimi i zëvendëspresidentit të SHBA, J.D. Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih ishte padyshim një tronditje e fuqishme për Europën, e cila sapo kishte nisur të kapërdinte "klimën" e krijuar nga lidershipi i ri amerikan dhe të ashtuquajturën "doktrinë Trump". Por Vance ishte i drejtpërdrejtë se tani "ka një sherif të ri në qytet".

Gjatë fjalës së tij, zv/presidenti amerikan iu drejtua Evropës me tone të larta dhe tejet kritike, duke shigjetuar liderët e Kontinentit të Vjetër për çështje si liria e fjalës dhe emigracioni, të cilat SHBA tha se i ka vendosur mjaft lart në axhendën e saj.

Fjalimi i Vance e habiti audiencën në dhomën në të cilën foli, pavarësisht faktit se në fund ai përmendi një thënie të Papa Gjon Palit II duke u bërë thirrje liderëve "të mos kenë frikë" dhe të "përqafojnë atë që u thonë njerëzit e tyre, edhe kur është e habitshme, edhe kur nuk janë dakord".

“Ne nuk duhet të kemi frikë nga njerëzit tanë, edhe kur ata shprehin mendime që nuk pajtohen me udhëheqjen e tyre”, - përfundoi ai duke marrë duartrokitje të vakëta.

“Nëse ju kandidoni nga frika e votuesve tuaj, Amerika nuk mund të bëjë asgjë për ju. Në fakt as ju nuk mund të bëni ndonjë gjë për popullin amerikan që më zgjodhi mua dhe zgjodhi presidentin Trump”, - shtoi Vance duke shkaktuar një valë reagimesh.

Vance ishte kritik edhe për menaxhimin e emigracionit duke iu referuar 24-vjeçarit afgan të sulmit të djeshëm në Mynih. "Sa herë duhet t'i pësojmë këto dështime të tmerrshme përpara se të ndryshojmë kursin dhe të drejtojmë qytetërimin tonë të përbashkët në një drejtim të ri?" - tha ai.

"Nëse demokracia amerikane mundi t'i mbijetojë 10 vjet ulëritjes së Greta Thunberg, ju mund t'u mbijetoni disa muajve të Elon Musk" - tha ai.

Ai tha se demokracia gjermane - si asnjë demokraci - nuk do të mbijetojë nëse udhëheqësit u thonë miliona votuesve se mendimet dhe shqetësimet e tyre, pritshmëritë e tyre, thirrjet e tyre për lehtësim, janë të pavlefshme ose të padenja për t'u marrë parasysh.

J.D. Vance iu referua gjithashtu anulimit të zgjedhjeve në Rumani, duke thënë se kjo ishte "bazuar në dyshime të dobëta të një agjencie inteligjence dhe presionit të madh nga fqinjët e saj". Sipas nënpresidentit amerikan, demokracia nuk mund të shkatërrohet nga reklamat online nga një vend i huaj. "Nëse e besoni këtë, atëherë demokracia juaj nuk është shumë e fortë” - tha ai.

Ai kritikoi gjithashtu organizatorët e Konferencës së Mynihut për pengimin e partive populiste që të marrin pjesë në këtë aktivitet. "Ne mund të mos pajtohemi... por është detyrimi ynë që të paktën të angazhohemi në dialog me ta."

As institucionet e BE-së nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së Vance, të cilat ai i akuzoi për "deklarata joserioze" në lidhje me demokracinë dhe kuptimin e të drejtave. “Kërcënimi për të cilin jam më i shqetësuar për përballjen me Evropën nuk është Rusia, nuk është Kina, nuk është ndonjë faktor tjetër i jashtëm. Ajo që më shqetëson është kërcënimi nga brenda, tërheqja e Evropës nga disa nga vlerat e saj më themelore, vlerat që ajo ndan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, - tha ai

Vance foli për deklarata joserioze që tronditin veshët amerikanë. "Për vite me radhë, na është thënë se gjithçka që financojmë dhe mbështesim është në emër të vlerave tona të përbashkëta demokratike. Gjithçka nga politika jonë për Ukrainën deri te censura dixhitale që reklamohet si mbrojtje e demokracisë" - tha ai.

“Por kur shohim gjykatat evropiane që anulojnë zgjedhjet dhe zyrtarët e lartë që kërcënojnë të anulojnë të tjera, ne duhet të pyesim veten nëse po e mbajmë veten në standardet e larta të duhura" - shtoi ai.

Fjalimi i Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih tashmë po shkakton reagime brenda Gjermanisë. Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius i quajti deklarata të papranueshme ndërsa drejtuesit e Alternativës për Gjermaninë (AfD) dhe Aleancës Sahra Wagenknecht (BSW) shprehën shpejt kënaqësinë e tyre për komentet e nënpresidentit amerikan.

Edhe në Rusi u komentua pozitivisht fjalimi i J.D. Vance. "Ishte shumë bukur të dëgjoja fjalimin shumë të fortë të Vance" - tha një korrespondent i Rossiya 1, i cili është një nga stacionet e mëdha televizive ku prezantuesi e quajti "rrahje publike".

Ndërkaq, shefja e diplomacisë evropiane, Kaia Kallas, tha se duke dëgjuar fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan kishte ndjesinë se Uashingtoni “po përpiqet të nisë një luftë” me Evropën.

Sipas ZDF, nënpresidenti amerikan është takuar me lideren e AfD, Alice Weidel pas fjalimit të tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Ata folën për rreth 30 minuta për luftën në Ukrainë dhe politikën e brendshme të Gjermanisë. Zëvendëspresidenti i SHBA thuhet se refuzoi një kërkesë për t'u takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI