Flash

Kurti takon Sorensen: Marrëveshja e normalizimit vijon të mos respektohet nga Serbia

Lapsi.al 14 February 2025
Kurti takon Sorensen: Marrëveshja e normalizimit vijon të mos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua të premten, me të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, në lidhje me pritjet nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti ka folur për rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 2023. Palët nuk e kanë nënshkruar këtë marrëveshje dhe as nuk kanë bërë ndonjë hap drejt zbatimit të saj.

Sipas Zyrës së kryeministrit, Kurti ka thënë se kjo marrëveshje “po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia, e cila gjithashtu refuzon nënshkrimin e saj dhe përmes letrës së ish-kryeministres [Ana] Bërnabiq, praktikisht Serbia është tërhequr nga marrëveshja”.

“Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160-faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës”, është cituar të ketë thënë mes tjerash Kurti.

Peter Sorensen, nga Danimarka, e ka nisur zyrtarisht punën më 1 shkurt, duke e pasuar Mirosllav Lajçakun.

Më herët, edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi takim me Sorensen.

Dy liderët e Kosovës i kanë zhvilluar takimet e para me Sorensenin në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih, e cila ka nisur punimet të premten.

Të këshilluara

Tiranë, aksident në "Don Bosko"

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Don Bosko të Tiranës. Aksidenti ka ndodhur pranë një shkolle në zonën e Don Boskos. Në aksident janë pë...

19:20

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI