Flash

Ende mister vdekja e nxënëses në Gjirokastër, çfarë e shtyu drejt vendimit fatal?

Lapsi.al 14 February 2025
Ende mister vdekja e nxënëses në Gjirokastër,

Ngjarja tragjike e vetëvrasjes së një 17-vjeçareje në Gjirokastër ka nxitur një sërë hetimesh nga Prokuroria e qytetit. Deri më tani, një numër i lartë dëshmish janë mbledhur nga Oficerët e Policisë Gjyqësore (OPGJ), duke përfshirë stafin pedagogjik, drejtuesit e gjimnazit “Siri Shapllo”, përfaqësues të Zyrës Arsimore dhe nxënës të shkollës.

Prokuroria ka ngritur një akuzë për humbje jete, por ende nuk ka përcaktuar arsyet dhe përgjegjësitë e mundshme. Fakti i konfirmuar deri më tani është se adoleshentja ka ndërruar jetë në banesën e saj dhe jo brenda ambienteve të shkollës.

Deri në këtë moment, pranë Komisariatit të Policisë nuk është dorëzuar asnjë denoncim nga prindërit e vajzës. Pavarësisht kësaj, autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse ka pasur faktorë të jashtëm që kanë ndikuar në vendimin fatal të adoleshentes.

Dëshmia e shokëve të klasës pritet të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që mund ta kenë çuar adoleshenten drejt aktit tragjik. Prokuroria pritet të marrë në pyetje edhe individë të tjerë të afërt me vajzën për të kuptuar më shumë mbi gjendjen e saj emocionale dhe faktorët që mund ta kenë çuar në këtë vendim ekstrem./BW

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Për fundjavën që presim vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh përgjatë Ultës...

16:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI