Flash

Çfarë është "Shën Valentini", legjenda që solli 14 shkurtin

Lapsi.al 14 February 2025
Çfarë është "Shën Valentini", legjenda

Sot është dita e romanticitetit, ose më mirë e Shën Valentinit. Qytetet janë të mbushura me të kuqe, me lule e tollumbaca, shenjat që simbolizojnë këtë festë për çiftet. Shën Valentini festohet çdo vit me datën 14 shkurt, në ditën kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme.

Kjo ditë ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori rreth tij. Besohet se Shën Valentini ishte një prift nga Roma gjatë shekullit III. Perandori Klaudius II atëkohë e kishte ndaluar martesën, sepse kishte menduar se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini kishte besuar se ai rregull ishte i padrejtë, dhe i kishte thyer rregullat duke i martuar çiftet fshehtazi.

Kur Klaudiusi e kuptoi, ai burgosi Valentinin dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Në burg, Valentini ra në dashuri me vajzën e gardianit dhe kur u dërgua për t’u pushkatuar me 14 shkurt, i dërgoi asaj një letër me nënshkrimin “nga Valentini yt”, thuhet në legjendat që shoqërojnë këtë datë. Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak.

Romakët kishin një festival të quajtur Lupercalia në mes të muajit shkurt. Besohet se si pjesë e kremtimeve të ndryshme, djemtë kishin tërhequr emra të vajzave nga një kuti. Pastaj me vajzën të cilës ia kishin tërhequr ishin sjellë si çift gjatë festivalit dhe ndonjëherë edhe kishin përfunduar me martesë. Më vonë, kisha vendosi ta shndërronte këtë festival në festë të krishtere dhe vendosi për ta rikujtuar Shën Valentinin. Kohë pas kohe emri i Shën Valentinit filloj të përdorej nga njerëzit për t’ia shprehur ndjenjat personit që dashuronin.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI