Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Brekët dhe sutjenat 800 mijë euroshe të Ajolës/ Veliaj jep spjegime nga burgu

Lapsi.al 14 February 2025
Brekët dhe sutjenat 800 mijë euroshe të Ajolës/ Veliaj jep

"Ku është maunia me gati 1 milion Euro mall"? Erion Veliaj është përgjigjur sërisht nga burgu për skandalin më të madh të prangosjes së tij, atë të shpenzimit të mbi 800 mijë euro për fustane, bizhu, tanga e të brendëshme të gruas së tij. Ai pretendon se nëse Ajola Xoxa do të posedonte 1 milionë euro mall do të "duhej një dyqan si ai i brekëve dhe sutjenave të nuses së Sali fundërrinës në Bllok apo jo"? Ai ka vijuar se "e vërteta nuk është ashtu si thotë prokurori i fiksuar pas fustanëve të gruas time, që gjatë intervistës më tregonte se si kontrollonte gruan e tij dhe më pyeti edhe “çfarë hamë?”...... por se SPAK-u nuk gjeti asgjë nga kontrollet e banesave: "Përderisa edhe lavamanët i shkulën nga vendi në gjithë ambientet në Tiranë e në Golem, për të kërkuar ndonjë varëse floriri të fshehur, në mure e dysheme".

Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës/ Çfarë bleu me 860 mijë euro

Por pavarësisht kësaj alibie të Veliajt, Prokuroria e Posatçme nga nxjerrë fatura blerjesh marramendëse. Por në fakt Lapsi.al, ka lexuar dosjen e vendimit të Gjykatës për arrest me burg për Veliajn dhe me detyrim paraqitje për Ajola Xoxën. Nga faqja 110 deri në faqen 124 të saj janë të detajuara, një për një, faturat e blerjeve, zhdoganimet e atyre që ishin bërë online dhe kartat e kreditit, shpesh të personave të tretë, që i kanë kryer ato.

Në një postim të mëparshëm nga qelia Veliaj kishte deklaruar se ato veshje nuk ishin të bashkëshortes së tij:"Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal".

Prapaskena e arrestimit/ Si i koordinuan me njëri tjetrin deklaratat Rama dhe Veliaj

Por, pasi u artikulua ky pretendim dhe pasi kryeministri Rama pyeti publikisht "Ku janë provat?- SPAK me sa duket vendosi te rrjedhin nga dosja, "në mënyrë të pafajshme" faturat, dhe çmimet e fustaneve te Victoria Beckham, këpucëve te Christian Louboutin, aksesorëëve të Viviene Westwood, veshjeve të Prada, Michale Kors, Karl Lagerfeld, Dolce Gabbana.

Blerjet luksoze të Ajola Xoxës, ‘Imelda Marcos’ e Tiranës

Ajo që një një shkrim të vetin agjensia Birn e krahasoi me Imelda Markosin rrezultonte të kish paguar bikini gome me vlerë 229 paund copa, ose një veshje intime, korse nga kompania Agent Provocateur me vlerë 341 paund (foto ilustruese poshte), për të cilat nuk ka nevojë te kesh një kamion që ti mbash.

Bikini gome, te ekspozuara nga firma Micoh Bay

 

MeVeshje intimo, sipas faturave në dosjen e SPAK, e eskpozuar nga modelet e kompanisë Agent Provcateur

Me sa duket meqë veshjet e Ajolës kanë tërhequr më shumë vëmendjen e publikut sesa tenderat apo lejet e ndërtimit të Veliajt, kjo betejë të të vazhdojë. Spak do të bëjë sikur i rrjedhin fatura bombastike ndërsa kryebashkiaku i burgosur do vazhdojë ti mohojë ato nga qelia.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta ish-ambasadori Shaban Murati

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare ish-ambasadori shqiptar Shaban Murati. Ish-ambasadori ka mbyllur sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të 14 s...

10:03

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI