Flash

Berisha: Rama fshiu fotot me Aleksin, sepse Xhorxh Sorosi u shpall armik në SHBA

Lapsi.al 14 February 2025
Berisha: Rama fshiu fotot me Aleksin, sepse Xhorxh Sorosi u shpall armik në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një konferencë me mediat komentoi sërish fshirjen e fotove që kryeministri Edi Rama kishte me Aleks Sorosin.

Berisha tha se Rama shkonte familjarisht në ditëlindjet e Aleksit dhe ky i fundit shkonte në ditëlindjen e kryeministrit. Sipas Berishës, Rama i fshiu fotot për shkak se Xhorxh Soros u shpall armik në SHBA.

"Të vijmë këtu ku jemi sot. E morët vesh që i ka fshirë të gjitha fotot e Soros, i fshiu. ‘Ëok Culture’. I fshiu, çfarë ka? Më gjej një me Aleksin. I zhduku vëllaut Aleks. E di ti se i shkonte në ditëlindje me baule, me familje dhe djalë, e Aleksi vinte në ditëlindjen e tij. I ka fshirë sepse, si kukull e Sorosit i cili u shpall armik në SHBA dhe kukulla e Soros nuk mund të jetë ndryshe. Xhorxh Soros u shpall armik, me të drejtë.", tha Berisha ndër të tjera.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI