Flash

Berisha: Do dërgojmë për ndjekje penale ministrin e Brendshëm e Drejtorin e Policisë

Lapsi.al 14 February 2025
Berisha: Do dërgojmë për ndjekje penale ministrin e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka deklaruar se PD do të dërgojë për ndjekje penale Ministrin e Brendshëm, Drejtonin e Përgjithshëm të Policisë dhe kryeministrin Edi Rama, për protestën para SPAK, teksa zhvillohej seanca gjyqësore nga kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“PD, duke dënuar më forcën më të madhe, deklaron se do dërgoj për ndjekje penale Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhajn, Drejtonin e Përgjithshëm të Policisë, Matriksin dhe vetë Edi Ramën për aktin e pashembullt që ka ndodhur dje”, tha kreu i PD-së.

Berisha deklaroi se është e patolerueshme sipas tij, që segmente të shtetit ngrihen me dhunë kundër institucioneve të tjera.

“Nëse vazhdojnë të thërrasin protesta do përballen me opozitën”, tha Berisha, ndërsa paralajmëroi kryeministrin të mos destabilizojë vendin në prag zgjedhjesh.

Ndër të tjera, Berisha tha se një natë para protestës qarkullonin mesazhe në celularët e të gjithëve, ku punonjësit sipas tij, thonin se “po na detyrojnë të shkojmë”.

“Kishte banditë që godisnin makinat e gjykatësve. Mos guxo të ndërmarrësh aktin më të vogël dhune, mos guxo, se popullin do e kesh edhe ne Surrel”, tha ai.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta ish-ambasadori Shaban Murati

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare ish-ambasadori shqiptar Shaban Murati. Ish-ambasadori ka mbyllur sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të 14 s...

10:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI