Flash

Akuzohen për vjedhje, vihen në pranga dy persona në Vlorë

Lapsi.al 14 February 2025
Akuzohen për vjedhje, vihen në pranga dy persona në Vlorë

Dy persona janë arrestuar për vjedhje në Vlorë. Sipas policisë, një 52-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka vjedhur në mënyrë të përsëritur para në një lokal. Ndërsa mjë 34-vjeçar u arrestua pasi i vodhi celularin një turisti amerikan.

Njoftimi i policisë:

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin për goditjen e dy rasteve të vjedhjes së pronës, duke arrestuar dy persona të dyshuar për këto ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin Luftar Gjeli, 52 vjeç, banues në Fier, i dyshuar për vjedhje të përsëritur në një lokal në Vlorë. Hetimet dhe administrimi i pamjeve filmike zbuluan se gjatë periudhës dhjetor 2024 – janar 2025, ai kishte vjedhur 100,000 lekë në total nga lokali i shtetasit L. C.

Në një tjetër rast, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Geri Lushaj, 34 vjeç, banues në Vlorë. Më 13 shkurt 2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, ky shtetas i vodhi celularin një turisti amerikan.

Materialet procedurale për të dy rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për akuzën e “Vjedhjes”.

Të këshilluara

Në 5 qarqe lindjet ranë nga 10-19%

Rritja ekonomike e vendit nuk po përkthehet në kushte më të mira jetesë në vend, përderisa rënia e lindjeve po thellohet nga viti në viti. Në shkallë kombëtare ...

07:29

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI