Flash

Rama: As unë, as PS nuk lëviz nga ky pozicion

Lapsi.al 13 February 2025
Rama: As unë, as PS nuk lëviz nga ky pozicion

Kyeministri Edi Rama në daljen e tij drejtpërdrejt në rrjetet e tij sociale tha se një person që të burgoset duhet të ketë prova, jo kur është ende i dyshuar. Rama tha se ai dhe Partia Socialiste nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre mbi këtë çështje, dhe sipas tij rasti i Veliajt nuk është çështje konkrete korrupsioni.

Ai tha se nuk ka as aktakuzë dhe të pandehur. Me burgosjen e kryebashkiakut të Tiranës, kreu i qeverisë thotë se krijohet dyshimi se ka një shkelje të balancës, pasi sipas tij prokurori dhe gjykata duhet të bëjë punën e tij duke hetuar, por edhe i dyshuari duhet të vazhdojë punën e tij.

"Duhet ndarë kjo punë. Lufta kundër korrupsionit është luftë për korrupsion. PS e ka në ADN e vet luftën për të bërë shtet, po ashtu e ka dhe mbrojtjen e standardeve. PS nuk e ka shkatërruar shtetin as nuk e ka çuar vendin buzë luftës civile. PS nuk e lë gropë shtetin kur largohet nga qeveria. Të paraburgosurit nga BE nuk janë kryetarë bashkie. Ti vazhdo kërkoji provat, po tjetrin lërë të bëjë detyrën e vet. 61% e të paraburgosurve janë pa gjyq. Nuk është SPAK aktori kryesor, por lideri në frymë. Se pastaj ndodh si në burgun e Peqinit. U burgos gjithë turni se ndodhi atje një vrasje të dënuarish. Ça prove ke që i burgos? Çdo i burgosur i kushton taksapaguesve.

Unë këtu jam dhe nuk lëviz nga ky pozicion dhe as PS. Dhe nuk është çështje personi. Këtu nuk kemi një çështje konkrete korrupsioni. Nuk ka aktakuzë dhe as të pandehur. Nuk ke pse e merr tjetrin dhe e çon në burg dhe lë një kryeqytet pa kokë. Jemi aty ku krijohet dyshimi se ka një shkelje të balancës. Ti bëj punën tënde po dhe tjetri tbëjë të vetën. Të linçosh publikisht dhe të hedhë mish që të hidhen të gjithë. Ça kuptimi ka në fund që një njeri degjenorehet shkatërrohet dhe del i pafajshëm? Pse ka bota demokratike gjithë ato masa pa pasur burg? Janë budallenj ato? Në duam të shkojmë te vendet e BE?", tha Rama.

Të këshilluara

Rama: Prokurori ka të drejtë të çmendet

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot në serinë “Sy m’sy” në lidhje e arrestimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. “Trysni nga gjykatës si mund të q...

09:00

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.7 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 95.2 lekë dhe do shitet m...

08:37

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI