Flash

Bllokimi i SPAK, Hoxha justifikon punonjësit e bashkisë: Simpatizantë, jo protestues

Lapsi.al 13 February 2025
Bllokimi i SPAK, Hoxha justifikon punonjësit e bashkisë:

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar dje para SPAK, ku pati mungesë të masave policore në tubimin e punonjësve të bashkisë Tiranë dhe anëtarëve e PS të mbledhur në mbështetje të Veliajt.

Në një komunikim për mediat para se të hynte në Parlament, Hoxha deklaroi se policia nuk ndërhyri për shkak se personat nuk ishin protestues, por simpatizantë.

Ai tha se aty e pranishme ishte garda, por punonjësit e tyre patën një moment vështirësie për shkak të grumbullimit të papritur.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët nëse do ta shkarkojë Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ministri nuk u përgjigj, por tha: Janë dy gjëra të ndryshme, protestuesit e mëparshëm kanë qenë të lajmëruar.

“Në kushtet e një mase sigurie, policia e shtetit merr masat për të siguruar SPAK, e ka me detyrë, aty ndodhen edhe punonjësit e Gardës që ndodhen në krye të detyrës. Ata patën një vështirësi dje për shkak të grumbullimit të papritur, të personave që ishin simpatizantë dhe jo protestues. Protestuesit e mëparshëm kanë qenë të lajmëruar”, tha ministri Hoxha.

Të këshilluara

Rama: Prokurori ka të drejtë të çmendet

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot në serinë “Sy m’sy” në lidhje e arrestimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. “Trysni nga gjykatës si mund të q...

09:00

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.7 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 95.2 lekë dhe do shitet m...

08:37

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI