Flash

Berisha: Rama e kishte lëshuar Veliajn, por ka një arsye pse u acarua me SPAK-un

Lapsi.al 13 February 2025
Berisha: Rama e kishte lëshuar Veliajn, por ka një arsye pse u acarua

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi mbrëmjen e sotme arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. I ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, Berisha u shpreh se ky është “një vendim i vonuar” pasi Veliaj është një ndër hajdutët më të shpërfytyruar të vendit. Kreu demokrat tha se kryeministri Rama “e kishte lëshuar Veliajn”, por nuk e donte tani para zgejdhjeve.

“Veliaj u bë problem botëror për çështjen e inceneratorit dhe shumë gjëra të tjera. Mos mendoni se nuk dinte Rama se po arrestohej. Rama e kishte lëshuar atë plotësisht, priste arrestimin e tij që në Dhjetor. Nuk e donte tani arrestimin. Që Rama do të lante duart me Veliajn, unë e kam thënë.

Veliaj nuk pranohej nga klani “Rama” si pasardhës i këtij klani dhe këtë Rama nuk ngurroi ta bënte të qartë. Nuk mund të them se ka qenë për arrest me burg, ka qenë për arrest të llojit të Ajolës, një arrest shtëpie, pastaj gjërat kanë qenë aq…” – tha Berisha.

Ai u shpreh se Dumani nuk ka asnjë vlerë pasi prokurorët e çështjeve nuk e pyesin atë.

“Ka në SPAK, në BKH, në gjykatë, njerëz të ndershëm që respektojnë ligjin. Ka në SPAK nga ana që lexojnë aty se duhej vrarë ky politikan, një lojë bajate e turpshme. Altin Dumani ka të drejtë se çfarë vendos prokurori i SPAK, as që e pyet fare Altin Dumanin.

Dumani ka dy mundësi, të marrë vetë çështjet, ose të japë mendimet, t’i dërgojë në gjykatë mendimet e tij. Altin Dumani nuk dha asnjë mendim për djegësin e Tiranës. 13 herë citon Ahmetajn për djegësin e Tiranës dhe nuk dha asnjë fjalë të vetme për Veliajn. A dëgjove se djall u bë Ols Dado dhe i lavdëruar u bë Altin Dumani” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI