Flash

Berisha: Rama e anuloi vizitën në Durrës pas denoncimit tim, Veliaj do kërcënohej

Lapsi.al 13 February 2025
Berisha: Rama e anuloi vizitën në Durrës pas denoncimit tim,

Sali Berisha shprehet se Edi Rama do ta vizitonte Erion Veliajn në burg në Durrës.

Sipas tij, Rama e anuloi vizitën në Durrës pas denoncimit të tij. Berisha thekson se Rama do i çonte Veliajt njerëz në burg për ta kërcënuar.

"Por nuk është vetëm kjo të dashur qytetarë.

Janë një seri e pafundme komunikimesh të Ramës me botën e krimit, zotime dhe angazhime të Edi Ramës për shpërblime me leje ndërtimi kundrejt shumave përrallore të lara në kulla dhe aktivizimeve në zgjedhje.

Pra në këtë aspekt bota e krimit po zien.

U njoftua se po shkonte në Durrës, e denoncova sepse dyshova shumë se po shkonte ti çonte Pojën Erion Veliajt. Dhe unë i jap paralajmërimin më të fortë Xhevdet Troplinit; të mos përzihet, të mos kërcënojë, se do të ketë pasojat më të rënda. Se nuk e çoi kot.

E anuloi vizitën, sigurisht se e denoncova në media, dhe e dinte se do të shkonit dhe ju pas, e skishte si të takohej me të.

Tani të dashur qytetare dhe qytetarë!

Halle, halle kjo dynja, halli, hallit nuk i ngjan. Edi Ramës i janë mbytur xhemitë .

Sot në sytë e botës ai është një kukull mjerane e Xhorxh Sorosit. Ai siç e patë ju, ka fshirë të gjitha fotografitë që ka pasur në Instagram me Alexis Soros, dhe me Yuri Kim." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI