Flash

Berisha: Ju them kush fshihet pas emrit "Nesti Angoni" që kallëzoi Veliajn në SPAK

Lapsi.al 13 February 2025
Berisha: Ju them kush fshihet pas emrit "Nesti Angoni" që

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar në emisionin “Opinion” edhe gjestin e kryeministrit Edi Rama, i cili duke bashkëbiseduar me qytetarët në rrjetet sociale pati probleme teknike dhe më pas goditi tavolinën dhe përdori një fjalor të papërshtatshëm.

Berisha tha ky akt tregon kryeministrit Rama "i ka ardhur fundi". Madje sipas kreut të demokratëve, atë ditë që i ndodhi incidenti, Rama ka thyer edhe karrige. 

"Ai është i shkallmuar tani. Erdhi në fundin e tij ai. E mori fundin. Ai pardje ka qenë gjithë ditën duke thyer karrige. Sille këtu Baton Haxhiun të flasë. Sille se ka qenë me të aty. Vazhdoi ajo historia e tavolinave” - tha Berisha.

I pyetur se kush fshihet pas identitetit "Nesti Angoni" që ka bërë denoncimin ndaj Erion Veliajt, Sali Berisha u shpreh: “Nesti Angoni është Lubia, është me Bistrin që ka dhënë të dhëna. Bistri regjistronte çdo njeri pa kaluar në prokurori, në gjykata” - tha Berisha.

Sipas tij, nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet parlamentare të 11 Majit dhe do të vijë në pushtet, reforma në drejtësi do të ndryshojë.

"Secili prej tyre që ka fjetur mbi dosjet e krimit do shkojë te kriminelët. Do ndryshojë drejtësia. Nuk mundet të më imponojë kush të mbaj kriminelë në detyrë.

Do marr Komisionin e Venecias, do vemë dosjet përpara, sepse këta zotërinjtë në vend se të kërkojnë ndihmën e publikut… unë kërkova komisionin e të vërtetës, kurse këta i shpallin sekret shtetëror lidhjet e krimit me politikën” - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI