Flash

Aksidenti në aksin Lezhë-Shëngjin, humb jetën 40-vjeçarja

Lapsi.al 13 February 2025
Aksidenti në aksin Lezhë-Shëngjin, humb jetën

Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në rrugën e Shëngjinit.

Ka ndërruar jetë edhe gruaja e 30-vjeçarit, të cilët dje u përplasën me një kamion në aksin Lezhë-Shëngjin. Për rastin policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.

Paulin Zefi, ndërroi jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa 40-vjeçarja, Zhaklina Hysa u transportua në gjendje të rëndë te Trauma. Por pavarësisht ndihmës mjekësore ajo nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin 25 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.

Nga përplasja e kamionit që drejtonte shtetasi Gj. D. me automjetin që drejtonte shtetasi P. Z., 30 vjeç, humbi jetën në vendngjarje 30-vjeçari dhe u dëmtua rëndë pasagjerja në automjetin e tij, shtetasja 40 vjeçe, e cila ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Rama: Prokurori ka të drejtë të çmendet

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot në serinë “Sy m’sy” në lidhje e arrestimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. “Trysni nga gjykatës si mund të q...

09:00

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.7 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 95.2 lekë dhe do shitet m...

08:37

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI