Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Shefi i NATO-s: Pres një qeveri të qëndrueshme në Kosovë

Lapsi.al 12 February 2025
Shefi i NATO-s: Pres një qeveri të qëndrueshme në

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute tha të mërkurën se pret që sa më parë në Kosovë të formohet një qeveri e qëndrueshme ndërsa shprehu gatishmërinë të punojë me këdo që do ta udhëheqë vendin në të ardhmen.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference shtypi në Bruksel, para takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

“Bazuar në rezultatet paraprake deri tash duket se do të ketë një qeveri të koalicionit. Natyrisht, ne do të punojmë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Dhe natyrisht u dëshirojmë të gjithë politikanëve gjithë të mirat në drejtimin e hapësirës politike dhe që të sigurojnë që të ketë një qeveri të qëndrueshme sa më parë që të jetë e mundur”, tha zoti Rute.

Bashkimi Evropian tha se pret formimin e institucioneve të Kosovës me synimin që të mbështesë ato në proceset integruese, por ritheksoi se përparimi i Kosovës në këtë rrugë lidhet drejtëpërdrejtë me normalizimin e marrëdhënieve të saj me Serbinë.

“Kosova pritet të zbatojë detyrimet e saj që dalin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. Nuk ka alternativë për Dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të shefes për politikë të Jashtme Kaja Kallas dhe komisionares për zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos.

Në komunikatë u bëhet thirrje autoriteteve në Kosovë që të angazhohen në bashkëpunim të përgjegjshëm rajonal dhe të shtojnë përpjekjet e tyre për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë Kosovën në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilat kanë ngecur për një kohë të gjatë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur gati dy vjet më parë sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon ende numërimin e votave, por sipas ekspertëve nuk pritet të ketë ndryshime thelbësore në rezultatin paraprak i cili imponon negociata për koalicione meqë asnjë nga partitë kryesore shqiptare nuk arrin të formoj e vetme qeverinë.

Deri tani lëvizja Vetëvendosje, e cila prin me rreth 40 per qind te votave, ka hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me partitë opozitare ndërsa kryeministri Albin Kurti ritheksoi sot synimin për ta formuar qeverinë e re pa to.

Dy nga partitë opozitare Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjithashtu janë shprehur gjithashtu kundër ndonjë koalicioni me partinë në pushtet por të hapura për negociata me partitë e opozitës.

Vëzhguesit shprehen të rezervuar mbi qëndrueshmërinë e një qeverie të re të përbërë qoftë nga lëvizja Vetëvendosje me pakicat, qoftë nga partitë opozitare duke theksuar se cilado qeveri që nuk përfshinë të paktën dy nga partitë kryesore shqiptare do të ishte një qeveri e brishtë, posaçërisht para proceseve më të mëdha që kërkojnë dy të tretat e votave në parlament, siç është zgjedhja e presidentit të ri vitin e ardhshëm./VOA

Të këshilluara

Pse u ndërsyen të gjithë kundër SPAK?

Ditët e fundit, prezantimi si drejtues i fushatës së Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 11 majit 2025, i një personazhi që kishte drejtuar fushatën e President...

22:21

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI