Flash

Rama urdhër Dumanit: Heto 2 gjyqtarët e PD në GJKKO

Lapsi.al 12 February 2025
Rama urdhër Dumanit: Heto 2 gjyqtarët e PD në GJKKO

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, lexoi mesazhin që i kishte dërguar një qytetar, që akuzon gjyqtarin e çështjes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Erion Banin. Rama citoi qytetarin duke u shprehur se dosjen “Toyota Yaris”, publikimi i së cilës është i ndaluar, ia ka dhënë kryedemokratit Sali Berisha dhe ky i fundit, në shkelje me ligjin, e lexon në parlament. Kreu i qeverisë i dha ultimatum prokurorit Altin Dumanit të hetojë vendimin në lidhje me dosjen dhe gjyqtarët e Partisë Demokratike.

Edi Rama: Po lexoj një mesazh tani që më erdhi, nuk është qytetari dixhital. “Unë jam dëshmitar personalisht nga një person x e y e nuk po ia them emrin. Pse tani dhe jo një apo dy muaj para? Sepse tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar me target njerëzit tuaj, me çështjet e veçanta". Shortet dhe cështjet organizohen sipas kërkesave të gatshme, të ngutshme dhe të menjëhershme, ndodhi tani krimi, urgjent duhet ta marrim e ta bëjmë. Jo Nensti, Nesti ishte aty që në shkurtin e kaluar. Qartazi është selektuar gjyqtari në këtë rast dhe ju informoj se gjyqtarët e tjerë nuk kanë pranuar që t’i rrinte të njëjtës kërkesë për arrest, sepse gjyqtari vetëm e zbut masën e prokurorit dhe jo ta ashpërsojë, por edhe pse ligjin e keni bërë për këtë, keni garantuar vulosjen 100% të çështjeve. Ky gjyqtar e ka nisur karrierën me një koleg, e keni deputet këtu, s'po ia them emrin, kur ministër ishte Eduart Halimi. Ky dhe një tjetër, të njohur familjarisht si eksponent të PD-së, kanë ndjekur eksponentë të PS. Ka ndjekur shumë masa, vepra, kërkesa, masa shtesë, i tillë është edhe rasti x, që diskutohet shumë si skandal në të gjitha rrethet e juriste. I njëjti gjyqtar është i njëjti me 'Toyota Yaris', vetëm një fakt, ka urdhëruar mospublikimin e tij, por në raste të tjera nuk e bën, si në rastin e PS-së, për shkak se përmenden shumë kolegë të tyre (për Toyota), por tani e ka ‘bufi i kënetës’ që ia lexon komunikimet nga Enchrochati në Parlament (Sali Berisha). E ndaluar për t’u përhapur dhe nzjerrë në publik. Ku jemi këtu? Kjo është vepër penale. Bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së në GJKKO, që se kanë asnjë problem që ta shprehin marrjen në dorë të këtij dhe atij dhe ta shprehin duke thënë se “ne do t’i shkrijmë”. Altin Dumani të kërkojë gjurmët e vendimit të Toyota Yaris dhe t’ia thotë publikut se si përfunduan te ‘bufi kënetës’, kur është e ndaluar për publikim dhe dihet se nga kush e ka marrë.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI