Nga mbledhjen e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama sulmoi gjyqtarin që caktoi masën për Erion Veliajn duke e cilësuar esktremist të djathtë dhe së bashku me një koleg gjyqtar i quajti kamikazë të PD-së në GJKKO që marrin në dorë fatin e njerëzve.
"Gjyqtarët e tjerë nuk kanë pranuar. Ky caktoi arrest me burg (Erion Veliajt).
Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre… me këtë emrin nuk po e them kur ishte në Ministri të Drejtësisë, kur ministër ishte Eduard Halimi. Ky dhe një tjetër i njohur si esktremist i djathtë, kanë kaluar më shumë çështje që lidhen me PS, duke kërkuar masa deri në ekstrem. I tillë është dhe rasti X, që diskutohet shumë si një skandal në të gjitha rrethet e juristëve. Është i njëjti gjyqtar me çështjen Toyota Yaris. Këto janë lehtësisht të provueshme. Altin Dumani të kërkojë gjurmët e Toyota Jaris dhe t'ia thotë bufit të kënetes.
Pra, bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së në GJKKO që s’e kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marrit në dorë fatin e këtij apo atij.
E fundit që kam është një ngushëllim për veten time dhe për ju bashkë me mua që i kemi hyrë detit në këmbë. ne i kemi hyrë detit në këmbë kur kemi menduar të bëjmë një kthesë që të tjerët s'kanë mundur ta bëjnë që 1912. Ne e kemi marrë përsipër. Të pavarësojmë pushtetin nga drejtësia. E vetmja pyetja që kam është: a do ja dalim ta bëjmë të pakthyeshme reformën në drejtësi? Kur them politikë është me që njërin po e lëm në ballkon, të shkojmë të kapim nja 3 nga këta. Meqë po merremi me kryetarin e bashkisë, të kapim një tjetër për diplomën. Ju e dini se sa respekt kam unë për një Belo Këlliçi. Epo të përfundoj dikush në dyert e SPAK për diplomë!", tha Rama.