Flash

Rama: PS nuk do marrë përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia

Lapsi.al 12 February 2025
Rama: PS nuk do marrë përsipër të japë pafajësi

Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit. Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me hetimet e SPAK dhe qëndrimin e PS për situatën.

"Në të shkuarën, kështu veprohej në letër, por kishte një ombrellë që ishte diktatura e proletariatit. Sot, kjo është në letër, duhet të jetë në realitet. Këtu kemi një problem dhe këtu duhet të marrim një përgegjësi. Sot në debatin publik ka dy palë. Njëra që duartroket dhe brohortet sa herë që shfaqet ‘gijotina', sipas asaj pale, të gjithë janë për burg, litar, për t’u vrarë dhe tjetra, pala që sulmon në mënyrë banditeskte organet e reja të drejtësisë dhe shënjestron me libër shtëpie, prokurorët dhe gjykatësit që bëjnë punën e tyre, duke filluar nga drejtuesi i SPAK, që ka të gjithë solidaritetin tonë, për baltën që ka marrë vazhdimisht.

Mungon një palë kosntruktive, që duhet të jetë garante e pavarësisë së gjyqësorit, por edhe garanate e të drejtrave, lirive, standardeve demorkatike, ndryshe bien në kurthin e diktaturës. Është e pakonceptueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve, pa hyrë në meritën e çështjes, pa diskutuar fare, a ka apo nuk ka të drejtë akuza që e përfshin në atë roman 400 faqe, e merr vesh nga televizori, e merr vesh duke dëgjuar gazetarët specialë. Kjo është e papranueshme.

Kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia, por sot e tutje, kjo forcë politike nuk do të heshtë përballë shkeljes së standardeve”, tha Rama.

Të këshilluara

Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO

Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranës, tashmë të arrestuar, Ajola Xoxa ka mbërritur në GJKKO ku do të mbahet seanca për masat e sigurisë. Xoxa aktualish...

08:51

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24 orëshit. Gjithash...

07:31

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI