Flash

Rama nga mbledhja e grupit të PS: Në atë roman 400 faqësh nuk ka prova

Lapsi.al 12 February 2025
Rama nga mbledhja e grupit të PS: Në atë roman 400 faqësh

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Rama foli për arrestimin me urdhër të SPAK të Erion Veliajt dhe tha se në dosjen prej 400 faqesh nuk ka prova.

Pjesë nga fjala e Ramës:

E vërteta shkelmohet pa pushim ku faktikisht edhe sot që flasim unë akoma nuk kam parë që një dy tre media të kërkojnë dhe të tregojnë që ka apo nuk ka prova. Të thuash që blerje online 800 mijë euro për bizhu dhe fustane ndërkohë që kryetari nuk vesh fustane dhe nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në një dhomë paraburgimi duhet minimalisht të tregosh provat. Provat, është shumë e thjeshtë, i kërkoj mediave që të bëjnë mundësisht hulumtimin për provat, në atë roman 400 faqesh nuk ka prova ka vetëm një tregim shumë të ngarkuar me gjithçkafarëlloji personazhesh, por nuk ka prova.

Edhe një element fare shumë të thjesht që unë e di, aty thuhet që Veliaj ka bërë zv. ministre gruan e një biznesmeni pasi ky i fundit e ka marrë me avion. Këtë mund ta bësh vetëm me dy rrugë, ose me shkollën e sigurimit të shtetit, me ambasadën jugosllave ose të kesh prova.

Ndërkohë, zv. ministrja këtu e vendosur në sallën e kuvendit më ka kërkuar mua që të flisja me Erionin kur ne ishim në koalicion. Kjo është e vërteta dhe si mund ta shkruash ti në një aktakuzë penale këtë dhe të tilla ka plot. Provat janë ato që e ndajnë këtë punë.

Nga ana tjetër çfarë Klotilda tha është beteja e saj dhe jo e jona. Çfarë është e jona? Janë standardet dhe unë jam gati të dëshmojnë. Unë kam takuar njerëz pa asnjë lidhje me Erionin, janë njerëz të botës së artit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI