Flash

Rama merr në mbrojtje Bushkën: E mori vesh akuzën nga televizori

Lapsi.al 12 February 2025
Rama merr në mbrojtje Bushkën: E mori vesh akuzën nga televizori

Kryeministri Edi Rama e cilëson të papranueshëm faktin që ndaj kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, është ngritur akt-akuzë, pa e thirrur asnjëherë në prokurori.

“Diktaturë Shqipëria ka pasur në të shkuarën, kjo është Republikë parlamentare, ku legjislativi dhe ekzekutivi janë të pavarur nga pushteti i drejtësisë.

Janë 3 pushtete që operojnë në kornizën e tyre kushtetuese. Duhet të marrim një përgjegjësi sepse sot në debatin publik ka vetëm dy palë, njëra që duartroket dhe brohoret sa herë që shfaqet “gijotina”, sipas asaj pale të gjithë janë për burg, për litar, për t’u vrarë dhe tjetra është pala që sulmon në mënyrë banditeske organet e reja të drejtësisë dhe që shënjestron me libër shpie prokurorët dhe gjykatësit që bëjnë punën e tyre, duke filluar nga drejtuesi i SPAK, i cili ka gjithë mbështetjen tonë sa i përket baltës që ka marrë dhe merr familjarisht.

Mungon një palë konstruktive që duhet të jetë edhe garante e pavarësisë së gjyqësorit dhe e lirive dhe standardeve demokratike sepse siç thashë përndryshe biem në kurthin e të kaluarës.”

“Për mua është e pakonceptueshme që kryetarja e Komisionit të Ligjeve, pa diskutuar fare se a ka, apo s’ka të drejtë akuza që e përfshin në atë roman thuajse 400 faqe, e merr vesh nga televizori dhe duke dëgjuar gazetarët specialë. Se ne kemi edhe gazetarë specialë, që disponojnë sekrete hetimore, ushqim që u vjen nga stacioni i trenit për t’u hedhur në pazarin e madh të gjësë së gjallë.

Kjo është e papranueshme! As dje, as sot, as nesër, kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi, por ama kjo forcë politike nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante të standardeve dhe brutalitetit të kujtdoqoftë që ushtrimin e forcës së konsoliduar tashmë të pavarësisë.

Se vetëm një idiot apo maskara mund të thotë tani se ne kontrollojmë drejtësinë. Kemi marrë zyrtarisht certifikatën që duart tona janë larg drejtësisë, ama ne nuk jemi këtu hu gardhi dhe të most hemi asgjë kur biem në gjurmë me ose pa dashje të episodeve si ky. Minimalisht kryetarja e Komisionit duhej thirrur dhe duhej pyetur. Ku jemi këtu?!”, tha ai në dëgjesën e grupit parlamentar të PS.

Të këshilluara

Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO

Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranës, tashmë të arrestuar, Ajola Xoxa ka mbërritur në GJKKO ku do të mbahet seanca për masat e sigurisë. Xoxa aktualish...

08:51

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24 orëshit. Gjithash...

07:31

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI