Flash

Rama kërcënon drejtësinë/ Mos guxoni të më merrni telefonin

Lapsi.al 12 February 2025
Rama kërcënon drejtësinë/ Mos guxoni të më merrni

Kryeministri Edi Rama kërcënoi hapur sot njerëzit e drejtësië, duke u thënë që të mos guxojnë t’i marrin telefonin.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se autoritetet herimore kanë mbledhur gjithë telefonat e Shqipërisë dhe duhet të përqendrohen te faktet.

“E fundit, që kam është një ngushëllim për veten time dhe për ju bashkë me mua, që i keni hyrë detit në këmbë, që është mirë ta ndaj me ju. Kemi marrë përsipër të jemi në pushtet dhe brinjët t’ia lemë në dispozicion drejtësisë. Nuk kam pishman.

E vetmja pyetje është a do t’ia dalim ta bëjmë të pakthyeshme reformën në drejtësi. A do t’ia dalim që institucionet e drejtësisë të përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi apo do të bëjnë politikë. Meqë njërin po e lemë në ballkon, të shkojmë të kapim tre nga këta. Të shkojmë të kapim njërin për diplomë.

Mos të bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, boll i kanë. Kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë.

Në vazhdën e indeksit të perceptuar të korrupsionit, Shqipëria dje doli në Transparency International në pozicionin më të mirë që ka qenë ndonjëherë për luftën kundër korrupsionit. Kur ka dalë keq, është bërë lajm, kanë dalë nëpër konferenca, kanë bërë emisione, për këtë s’e di a doli gjëkundi,” tha Rama.

Të këshilluara

Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO

Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranës, tashmë të arrestuar, Ajola Xoxa ka mbërritur në GJKKO ku do të mbahet seanca për masat e sigurisë. Xoxa aktualish...

08:51

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI