Flash

Andi Bushati: Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Një drejtësi e pavarur, jo e përkryer

Lapsi.al 12 February 2025
Një drejtësi e pavarur, jo e përkryer

Arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj nga SPAK, ka prodhuar një reagim të fuqishëm, sidomos në kampin e majtë. Disa kanë hedhur hije dyshimi mbi arrestimin e Veliajt dhe sidomos të bashkëshortes së tij. Të tjerë e kanë interpretuar këtë arrestim si një aksion i qartë politik që godet rëndë fushatën elektorale të PS-së në Tiranë. 

Një pjesë e mirë e këtyre kritikave janë të arësyeshme dhe janë artikuluar edhe nga opozita, sidomos gjatë arrestimit të Ilir Metës. Nga pikpamja juridike është e dyshimtë prangosja e zyrtarëve të dyshuar për korrupsion para se të gjykohen, kur teorikisht mund të hetoheshin në arrest shtëpie apo gjendje të lirë. Nga pikpamja sociale duket i ekzagjerur arrestimi i njëkohshëm i dy prindërve, siç ishte rasti i Veliajt dhe bashkëshortes së tij, që vë në rrezik mirëqënien e djalit të tyre të vogël. Armand Shkullaku: Rënia e Velisë është rënia e Edi Ramës Ndërkohë nga pikpamja politike arrestimi Veliajt kaq pranë zgjedhjeve të përgjithëshme duket si një ndërhyrje e qartë në lojën politike, pasi eleminon figurën kryesore të Partisë Socialiste në fushatën e saj elektorale në Tiranë. Kryebashkiaku Veliaj ka qenë modeli i suksesit të qeverisjes socialiste në kryeqytet, ndaj arrestimi i tij nën akuzën e korrupsionit pasiv njollos rëndë të gjithë qeverisjen socialiste dhe dëmton makinerinë e saj elektorale në kryeqytet. Ama të gjithë këta shembuj tregojnë se drejtësia e rë është e pavarur, ndonëse jo e përkryer. Fakti që Veliaj arrestohet kaq pranë fushatës elektorale është evidencë e mungesës së një kalkulimi politik nga ana e SPAK që do mund ta kish shtyrë këtë arrestim pas zgjedhjeve paralmentare. Llogaritë bankare, paratë kesh dhe blerjet e çmendura të çiftit Veliaj Ndaj është e pabazë kritika që i bëhet SPAK nga zëra pranë qeverisë Rama se me arrestimin e Veliajt është politizuar dhe ka hapur fushatën elektorale të PD-së. Sipas kësaj llogjike SPAK duhet të kish prituar përfundimin e zgjedhjeve të përgjithëshme në maj për të arrestuar Veliajn në qershor.  Pra që SPAK të jetë i papolitizuar duhet ti zbatojë vendimet e tij juridike vetëm pasi ka bërë një analizë politike të efekteve të tyre. Analiza politike duhet të përcaktojë se kur, ku dhe si duhet arrestuar një zyrtar i lartë.  Është pak e çuditëshme të argumentosh se për të qenë e pavarur politikisht drejtësia e re duhet të udhëhiqet nga llogjika politike dhe jo juridike. Natyrisht llogjika juridke e përdorur në rastin konkret nuk është e përkryer. Ajo mund të kritikohet për ashpërsinë e saj, për dhunimin e prezumimit të pafajësisë, për boshllëqet apo kontraditat në procesin hetimor. Ama ajo kurrësesi nuk duhet vlerësuar me kutin e efektit të saj politik. Aq më tepër që është e pamundur të përcaktosh qartë efektin politik të këtij arrestimi sot, sepse politika është dinamike dhe e paparishikueshme. Opozita berishiste që fërkon duart përballë arrestimit të Veliajt sot, mund të tronditet nesër kur të shosh që ky arrestim shërbeu për të thelluar diferencën elektorale mes PS-së dhe PD-së, për të paktën tre arësye.  Së pari, sepse arretimi i Veliajt i jep mundësi PS-së të theksojë diferencën mes standartit të saj qeverisës dhe standartit berishist. Reagimi i kryeministrit Rama, i Veliajt dhe i bashkëshortes së tij ishte shumë më demokratik dhe dinjitoz sesa qëndrimi berishist që e sulmoi me libër shtëpie Dumanin, prokurorët e SPAK dhe çdo gjygjtare që i dilte përpara, duke refuzuar zbatimin e vendimeve të drejtësisë. Të gjitha akuzat, sharjet, fyerjet/ Si u shpërfytyrua Rama në 48 orë Së dyti, arrestimi i Veliajt e boshatis fushatën elektorale të berishizmit që në thelb premton eleminimin e SPAK.  Në zgjedhjet e ardhëshme Berisha do i premtojë elektoratit të tij shkrirjen e një institucioni popullor që ka arrestuar figurat kyce të pushtetit socialist, që nga Arben Ahmetaj deri tek Erjon Veliaj, pa përmendur ikonat e korrupsionit politik shqiptar si Ilir Meta. E kundërta do të ndodhë me fushatën elektorale të Edi Ramës që me arrestimin e Veliajt nuk është çudi të  thotë  “Sakrifikojmë pushtet për të ndërtuar shtet!” Është një parrullë që do neutralizojë berishizmin jo vetëm tek elektorati gri por edhe tek elektorati i djathtë duke e vënë gishtin tek hendeku i thellë mes standartit qeverisës berishist dhe atij socialist në raport me sistemin e drejtësisë. Së fundmi, për votuesin socialist arrestimi i Veliajt është një padrejtësi epokale, pasi për ta ai përfaqëson brezin e ri në politikë që e ka transformuar Tiranën në një qytet evropian. Ndryshe nga rasti i Arben Ahmetaj, Veliaj gëzon simpati dhe popullaritet në gjirin e elektoratit socialist, dhe përtej, sidomos për punën e tij në krye të bashkisë së Tiranës. Lënia në burg Veliajt dhe lënia në fushatë elektorale e Berishës dhe e Fatmir Mediut është një padrejtësi politike që elektorati socialist nuk e gëlltit dot lehtë. Për socialistët mëkatet e Veliajt, cilatdo qofshin, janë të pakrahasueshme me mëkatet e Berishës apo të Fatmir Mediut që janë lënë të lirë të bëjnë fushatë elektorale edhe pse, në perceptimin socialist, kanë vrarë, kanë prerë dhe kanë vjedhur në mes të ditës për dekada me rradhë. Nuk ka recetë më të mirë për mobilizimin e elektorati të zhgënjyer socialist sesa indinjimi, padrejtësia apo sensi i persekutimit dhe i viktimizimit, sidomos përballë kuçedrës berishiste. Në këtë mënyrë SPAK mund ta kthejë Veliajn nga një politikan i dyshuar për korrupsion, në një martir politik përballë dinosaurve të politikës shqiptare. Ndërkohë doktori është transformuar nga një martir politik në një Berishë që ka si premtim kryesor çlirimin e familjes nga SPAK. Natyrisht nëse diçka e tillë ndodh berishistët dhe zërat rreth tyre do deklarojnë se ky ishte një konspiracion i mirë-kordinuar mes Ramës-Sorosit dhe SPAK. Do thonë se arrestimi i Veliajt dhe lirimi i Berishës ishte thjesht një lojë që PS-ja të fitonte thellë zgjedhjet duke u paraqitur si partia që sakrifikon pushtet për të ndërtuar shtet. Dhe përsëri do ta godasin SPAK-un si instrument politik të Ramës, edhe pse arrestimi i Veliajt sot tregon qartë se drejtësia e re është e pavarur nga ekzekutivi. Ama jo e përkryer pasi e ka të pamundur të kënaqë orekset politike të të gjithëve njëkohësisht. Artikulli i shkruar enkas për Lapsi.al

Të këshilluara

Po sikur Albin Kurti të tërhiqej?

Ndonëse pushteti nuk është një frut që shijohet intelektualisht, do qe tejet interesante të shihej një eksperimet, ku kryeministri aktual i Kosovës, të vendoste...

13:14

Partitë e reja duhet të ndryshojnë!

Fushata e Gjergj Bojaxhiut për Bashkinë Tiranë (2015) mbetet një nga fushatat më të veçanta në tre dekadat e fundit. Ajo nisi vetëm me një ide, pa përgatitje dh...

21:24

Tre arsye se pse duhet rivotuar Albin Kurti

Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, nuk janë vetëm një përballje mes pushtetit dhe opozitës, as thjeshtë një betejë personale e Albin Kurtit kundër Lumir Abdixhik...

12:19

Nuk ka më Amerikë të cilës ti besojmë

Ajo që po raportojnë mediat e mbarë botës për përplasjen e dyshes Donald Trump- Elon Musk me stafin e Agjensisë të SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) i n...

16:45

Tri krizat simotra të Ballkanit Perëndimor

Studentët në Serbi po kërkojnë atë që BE-ja duhet t’ia kërkonte shtetit para 20 vjetësh- demokracinë dhe sundimin e ligjit, BeH po e dëshmon absurdin e shpresës...

14:01

Ç’të re tha Arben Ahmetaj

Sa herë që Arben Ahmetaj i dhuron episodin e radhës Çim Pekës në debatin publik ngre kokë një dilemë: A tha diçka të re? A nxori fakte? Ai i provon dot akuzat q...

11:16

ide

Andi Bushati: Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI