Flash

Andi Bushati: Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Homazhi për viktimat në Novi Sad, përplasje verbale mes serbëve në veri të Kosovës

Lapsi.al 12 February 2025
Homazhi për viktimat në Novi Sad, përplasje verbale mes

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë të mërkurën në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës, në kujtim të 15 viktimave që vdiqën pas rrënimit të çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, në nëntor të vitit të kaluar.

Studentët mbanin në duar pankarta me mbishkrime “Studentë nga Beogradi me kolegët nga Mitrovica”, “Nëna me studentët”, “Kush mund të mësojë derisa ndërgjegjja e mundon” dhe të ngjashme.

Mirjana Peroviq, studente nga Fakulteti i Arkitekturës në Beograd, e ka arsyetuar pjesëmarrjen e vogël të studentëve në këtë tubim, duke thënë se ata janë jashtëzakonisht të frikësuar.

“Kolegët nga këtu janë shumë të frikësuar. Gjysma prej tyre kanë frikë se si do të punësohen nesër, nëse vijnë këtu, prindërit dhe miqtë e tyre a do të arrijnë t’i ruajnë pagat të cilat i marrin, thjesht frikësohen dhe unë i kuptoj ata pse nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ardhur”, ka thënë ajo.

Pas fjalimit të saj, njëri nga qytetarët kalimtar ka hedhur fjalë fyese ndaj studentes nga Beogradi, të cilën e akuzoi se “po ia mban anën opozitës e cila po paguhet vetëm sa për ta shkatërruar shtetin e Serbisë”.

“Jo për opozitën e cila dëshiron ta shkatërrojë shtetin, e cila është e paguar dhe e cila nuk ua dëshiron të mirën as juve dhe as neve”, tha ai.

Kjo pastaj shkaktoi reagime të qytetarëve tjerë që ishin pjesëmarrës të tubimit, ku pati edhe përplasje verbale mes tyre.

Ndryshe, ky tubim që u organizua nga studentët e të ashtuquajturit universitet i Prishtinës me seli në veri të Mitrovicës, ka kaluar pa ndonjë incident të madh, ndërsa pjesëtarët e policisë dhe të KFOR-it vëzhguan nga afër ngjarjen./KosovaPress/

Të këshilluara

Pse u ndërsyen të gjithë kundër SPAK?

Ditët e fundit, prezantimi si drejtues i fushatës së Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 11 majit 2025, i një personazhi që kishte drejtuar fushatën e President...

22:21

ide

Andi Bushati: Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI